1 Kronikave 2
Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,
Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.
Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.
Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.
I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.
Ethanit i lindi Arariahu.
Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.
Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;
Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.
Obedit i lindi Isai.