I Korintasve 11
Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.
Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.
Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.
Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.