Jeremia 18
Fjala iu drejtua Jeremia nga Zoti, duke i thënë:
"Çohu dhe zbrit në shtëpinë e poçarit, dhe atje do të dëgjosh fjalët e mia".
Atëherë unë zbrita në shtëpinë e poçarit, dhe ja ai po bënte një punë te rrota.
Por poçi që po bënte me argjilën u prish në duart e poçarit. Kështu duke e filluar përsëri punën, ai bëri me të një poç tjetër, që iu duk i mirë atij.
Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
"O shtëpi e Izraelit, a nuk mund të bëj unë me ju, ashtu siç bëri ky poçar?", thotë Zoti. "Ja, ashtu si është argjila në duart e poçarit, kështu jeni ju në duart e mia, o shtëpi e Izraelit!
Nga një herë për një komb dhe për një mbretëri, unë flas dhe them se duhet çrrënjosur, rrëzuar dhe shkatërruar;
por në rast se ai komb kundër të cilit kam folur heq dorë nga ligësia e tij, unë pendohem për të keqen që kisha menduar t'i bëja.
Herë tjetër për një komb dhe për një mbretëri, unë flas për ndërtim dhe për të mbjella;