Loading...
Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t'i ndërtuar një shtëpi.
Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.
Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.
Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,
Ibhari, Elishua, Elpeleti,
Nagahu, Nefegu, Jafia,
Elishama, Beelida dhe Elifeleti.
Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.
Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m'i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua".
WordProject