Loading...
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t'i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.
Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:
"Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:
Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.
Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.
Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,
Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,
Gathin, Mareshahun, Zifin,
Adoraimin, Lakishin, Azkahun,
Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.
Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
WordProject