Loading...
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
WordProject