Loading...
Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.
Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,
me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
WordProject