Loading...
"Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.
Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.
Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
"Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".
WordProject