Loading...
Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
"Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
WordProject