Loading...
Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.
Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.
Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.
Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.
Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.
Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t'i pëlqejë
Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.
I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!
WordProject