Loading...
Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.
Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.
Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.
Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?
Nuk i harrojmë peshqit që i hanim falas në Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtë, qepët dhe hudhrat.
Por tani e tërë qënia jonë ka shteruar; para syve tanë nuk ka asgjë tjetër veç kësaj mane".
Mana i ngjante farës së koriandrit dhe kishte pamjen e bdelit.
Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.
Kur binte vesa mbi kamp natën, binte mbi të edhe mana.
WordProject