Loading...
Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,
shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;
ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.
Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.
Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
WordProject