Loading...
Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
WordProject