Loading...
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
WordProject