Loading...
Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.
Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,
WordProject