Loading...
Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës.
Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e Kanaanëve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.
Pastaj Abrahami u ngrit më këmbë në prani të së vdekurës dhe u foli bijve të Hethit, duke u thënë:
"Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi".
Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:
"Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s'do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".
Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,
dhe u foli atyre duke thënë: "Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,
WordProject