Loading...
Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.
Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;
dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.
Ada i lindi Esaut Elifazin;
Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.
Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.
Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.
WordProject