(Ky) Libër i shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3
Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka iu tërhiqet vërejtja.
4
Thuaj: “Më thuani për ata që pos Allahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejt? Nëse thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.
5
Kush është më i humbur se ai, që pos Allahut lut diçka që nuk i përgjigjet atij deri në Ditën e Gjykimit, e ata (që u luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
536
وَإِذا حُشِرَ النّاسُ كانوا لَهُم أَعداءً وَكانوا بِعِبادَتِهِم كٰفِرينَ
أُولٰئِكَ أَصحٰبُ الجَنَّةِ خٰلِدينَ فيها جَزاءً بِما كانوا يَعمَلونَ
١٤
6
E kur do të tubohen njerëzit ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve), dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7
Dhe kur atyre iu lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kuranit) që iu erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”
8
Ose i thonë se ai (Muhamedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej Allahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është Dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është Mëkatfalësi, Mëshiruesi i madh”.
9
Thuaj: “Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua, e as me ju. Unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar, që ua tërheq vërejtjen qartas".
10
Thuaj: “Më tregoni mua, se nëse ai (Kurani) është prej Allahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga Beni Israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej Allahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?” E s’ka dyshim, se Allahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
11
E ata që nuk besuan, atyre që besuan iu thanë: “Sikur të ishte ai (Kurani - feja) ndonjë e mirë ata nuk do ta përqafonin para nesh!” E derisa nuk drejtohen me të (Kuranin), ata do të thonë: “Ky është trillim i kahershëm”.
12
E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’iu tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse përgëzim për besimtarët.
13
Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14
Të tillët janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim për veprat që bënë.
Ne e urdhëruam njeriun t’iu bëjë mirë prindërve të vet, sepse nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua, që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti, dhe m’i bëj të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.
16
Të tillët janë ata, që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhenetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që iu është premtuar.
17
E ai që prindërve të vet iu thotë: “Oh, për ju!-, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)!” E ata të dy e lusin Allahun ta udhëzojë (duke i thënë atij): “I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i saktë!”- po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”
18
Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit), si në popujt nga exhinët dhe njerëzit, që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19
E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’iu plotësohet, e nuk iu bëhet padrejtësi.
20
E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit do të shpërbleheni me një dënim nënçmues”.
Komentimi
Se Kur'ani është shpallje e Zotit, se është fjalë e Tij, e kurrsesi e ndonjë njeriu, është theksuar në nja dhjetë ajete, e për t'u dhënë njerëzve të kuptojnë se një këso shprehje e lartë me përmbajtje të mrekullueshme, nuk mund të burojë prej njeriut, e as nuk është kurrfarë trillimi, siç thonë idhujtarët. Krijimi i çdo gjëje është bërë me një qëllim dhe për një kohë të caktuar, kohë të cilën e di vetëm Zoti. Ndërsa zotat që ia shoqërojnë Allahut, as nuk kanë krijuar gjë, as nuk e dëgjojnë lutjen e adhuruesve, e në ditën e kijametit, përveç që do ta refuzojnë adhurimin e tyre, do të bëhen edhe armiq të adhuruesve. Pejgamberi ynë urdhërohet t'ju thotë se ai nuk është pejgamberi i parë, nuk ka shpikur diçka për herë të parë, pejgamberë pati edhe para tij, nuk është në dorën e tij as fati i vet, as fati i tyre, dhe me përpikmëri duhet t'i përmbahet asaj që i shpallet. Urdhërohet t'u thotë idhujtarëve, nëse Kur'ani është vërtet fjalë e Zotit, e ju mohuat, atëherë ç'do të bëhet me ju” Prej beni israilëve ka asish që e pranuan dhe dëshmuan se është prej Zotit, andaj besuan dhe shpëtuan, kurse ju mbetët të humbur. Për arsye se Kur'anin dhe fenë islame e kishin pranuar disa të varfër e të dobët si Bilali, Ammari, Suhajbi, Hababi etj., të cilët nuk kishin ndonjë autoritet të përparshëm, idhujtarët thoshin se sikur të ishte ndonjë e mirë, ata të dobëtit nuk do të na kalonin neve.
Përkujto vëllain e Adit (Hudin), kur popullin e vet në Ahkaf e qortoi, megjithëqë qortime pati, edhe para, edhe pas tij (u tha): “Të mos adhuroni tjetër vetëm se Allahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në Ditën e Madhe!”
22
Ata i thanë: “A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sill atë me çka na kërcënohesh.”
23
Ai tha: “Vetëm Allahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant”.
24
E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!”- jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejt, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm,
25
që me lejen e Zotit të saj rrënon çdo send. Dhe u bënë ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
26
Ne iu patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk iu bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre, e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e Allahut, prandaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
27
Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
28
Përse atyre nuk i ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos Allahut, në shenjë afrimi me ta (tek Allahu)? Por ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
Komentimi
Derisa kënaqësia e Allahut gjendet tek ai që i kënaq prindërit, dhe hidhërimi i Allahut është kundër atij që i hidhëron prindërit, Allahu urdhëron respektin, bamirësinë ndaj prindërve dhe numëron vuajtjet dhe kujdesin e tyre ndaj fëmijëve. Sipas këtij ajeti kuptohet se koha më e shkurtër e shtatzënësisë është të paktën gjashtë muaj, pse koha e gjidhënies është dy vjet, ashtuqë e tërë kjo kohë zgjat tridhjetë muaj. Koha e pjekurisë së plotë është dyzetvjetëshi, andaj edhe pejgamberët nuk u dërguan para se ta arrinin këtë moshë të pjekurisë. Besimtari i mirë është mirënjohës ndaj Zotit dhe ndaj prindërve, andaj i lutet ta udhëzojë në rrugën e drejtë dhe t'i falë pasardhës të mirë. Njeriu i keq nuk i përgjigjet as thirrjes së prindërve për rrugën e drejtë, andaj ai do t'i takojë atij grupi që janë xhehenemlinj.
(Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti, që ta dëgjojnë Kuranin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë thanë: “Heshtni!”- dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30
Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
31
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij! Ai ua fal mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”
33
A nuk e dinë ata, se Allahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.
34
E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e iu thuhet): “A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?” Ata thonë: “Po, për Zotin tonë!” Ai thotë: “Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!”
35
Ti (Muhamed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin), që iu është premtuar, atyre iu duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?
Komentimi
£ Atyre që nuk besuan, kur afrohen te zjarri u thuhet se ju i përjetuat të mirat dhe kënaqësitë në dynja dhe nuk e falënderuat Zotin, e mbajtët vetën lart, i morën nëpër këmbë dispozitat e Allahut, tash pra, vuanie dënimin më të shëmtuar. Populli Ad, që jetonte në Ahkafë, vend në Jemen i tërë rërë i imët, refuzoi mësimet e pejgamberit të vet, Hudit, bile i thanë: “Na sill sa më shpejt dënimin me të cilin na kërcënohesh”. Po ai, sikurse edhe të gjithë pejgamberët e tjerë, e dinte se ajo është punë e Zotit, e jo e pejgamberit. Një ditë mbi luginat e tyre ku mbillnin bereqete, u shfaq një re e dendur dhe ata u gëzuan kur e panë dhe menduan se do të bjerë shi, por ajo re solli një erë të stuhishme që zhduki çdo gjë, e edhe ata, kurse shtëpitë mbetën të zbrazura. Kurejshitët idhujtarë do të duhej të merrnin mësim prej rasteve të tilla që kishin ndodhur përreth tyre dhe ata zota që i adhuronin kinse do t'u ndihmojnë te Zoti, u humbën sysh, nuk u ndihmuan asgjë. Pejgamberi ynë, duke u kthyer prej Taifit, në luginën Nahle, lexonte Kur'an. Zoti kishte dërguar një grup, më pak se dhjetë xhinë që ta dëgjonin. Dëgjuan dhe besuan edhe popullin e vet e thirrën të besonjë, duke u tërhequr vërejtjen se pos Allahut nuk ka kush që mund t'i shpëtojë ose t'i mbrojë. Allahu fuqiplotë, i cili krijoi qiej e tokë dhe nuk ndjeu kurrfarë lodhjeje a mundim, është po Aii gjithfuqishmi që do t'i ringjallë të vdekurit. Pejgamberët ''Ulu-l-azmi”' ishin: Nuhu, Ibrahimi, Musai dhe Isai,e derisa edhe Muhammedi ishte në grupin e tyre, i thuhet të jetë i durueshëm, i qëndrueshëm dhe i vendosur sikurse edhe ata, ngase grada e tij ''vulë e pejgamberëve”, është e një niveli më të lartë nga të gjithë ata. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Ahkafë. 1 lavdëruar e i madhëruar është Allahu fuqiplotët