Komentimi
Pesë ajetet e para të kësaj sure, janë pjesa e parë c Kur'anit që filloi t'i shpallej Muhammedit për herë të parë, kur gjendej në shpellën Hira dhe kur i erdhi Xhibrili e i tha: “Ikre...1'” Muhammedi u urdhërua të lexojë i ndihmuar prej Zotit, që krijoi çdo send e çdo qenie në ekzistencë: njeriun e krijoi prej një pike uji, që më vonë bëhet si gjak i ngjizur e i ngjitur për mitrën e nënës, qelizë aq e vogël, sa që nuk mund të shihet ndryshe, pos me ndonjë mikroskop shumë preciz. Lexo e mos u frikëso, se je në dorë të Zotit tënd që është i butë, i mëshirshëm, dhurues i madh, i cili € mësoi njeriun të shkruajë me laps dhe e mësoi për të gjitha çështjet që janë në dobi të tij. Shihet qartë se penda e dituria janë simbole të fesë islame e tjetër gjë është se sa i përmbahen njerëzit kësaj begatije. Rreziku më i madh për njeriun është se kur ai e ndien veten të pavarur për shkak se ka pasuri, fëmijë, pozitë etj., ai € lëshon rrugën e drejtë, kalon normat e moralit njerëzor dhe bëhet arrogant, mendjemadh, pra në vend që të bëhet edhe më inteligjent, ai shndërrohet në rrebel. Kuptohet, jo secili, por duhet ruajtur nga gjendja e tillë dhe duhet ditur se patjetër do të kthehen te Zoti e jo diku tjetër. Robi që përmendet duke u falur, është Muhammedi, e ai që e pengonte është Ebu Xhehli. I mallkuari Ebu Xhehli një ditë u thotë shokëve të vet: “A po e shihni Muhammedin duke ulur fytyrën pranë jush)” Ata i thanë: “Po”, Atëherë ai u tha: “'Pasha Latin dhe Uzanë, nëse e shoh kah falet, kam për ta shkelur në qafë € për t'ia shtënë fytyrën në dhë”. Shkoi një ditë dhe e gjeti Muhammedin duke u falur: iu afrua ta shkelë, kur ja, e panë duke u zbrapsur e duke u mbrojtur me duar. Shokët e pyetën:-“Ç'të gjetit”” ai u tha: “Gati rashë në një humnerë plot zjarr”. Pejgamberi tha: “Sikur të më afrohej do ta shkyenin engjëjti” Pejgamberi i lutej Zotit, ftonte për në rrugë të drejtë, mësonte për moral të lartë, € ai Ebu Xhehli, edhe përgënjeshtronte edhe nuk besonte. Dënimi për të do të jetë i veçantë, do të rrëmbehet për flokësh dhe me vrull do të hidhet në zjarr, e atëherë le t'i thërret ithtarët e vet për ta shpëtuar, por aty do të jenë zebanitë, engjëjt më të ashpër, kujdestarë të zjarrit të xhehenemit. Edhe njëherë paska kaluar pranë Muhammedit kur ai ishte duke u falur, e ai, Ebu Xhehli i paska thënë: “A nuk të kam thënë që të mos falesh haptas7”” Pejgamberi i përgjigjet ashpër, e Ebu Xhehli tha: “Ku merr guxim të folish aq rëndë kur e di se mexhlisi im, parlamenti im është më i madhi1” Atëbotë, Pejgamberi i tha: “E kam Zotin timi” Kështu, ai nuk pati guxim t'i kundërvihet në këtë rast. S'është për t'u habitur pse surcja e parë është radhitur në këtë vend. Së pari duhet ditur se radhitja e Kur'anit është në pajtim me porosinë e Zotit, € jo mendim i ndokujt tjetër. Vendin se ku e ka një ajet, një sure, a disa ajete, e di Ai që e ka thënë, ashtu si e ka parë të arsyeshme. Çdo orendi e shtëpisë e ka vendin e vet, € jo sipas ardhjes së tyre në shtëpi. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Alak, Falënderuar qoftë Allahu i madhëruari —DDQDQQDQQQDQQDQQDQQDQDQDQDQQQQ——————————— KAPTINA 97 E zbritur në Meke, pas sures Abese, ajete: $ Në këtë sure flitet për fillimin e shpalljes së Kur'anit, për vlerën e asaj nate kur fillon shpallja, për mëshirën që e shtrin Zoti për hirë të asaj nate, për zbritjen e engjëjve. të gjitha këto përkujtime për rëndësinë e asaj nate bëjnë të kuptohet madhështia e Kur'anit dhe fama e autoriteti i Muhammedit, të cilit i shpallet ai. Quhet: “Suretul Kadri” - kaptina e natës së vlefshme. KAPTINA 98 E zbritur në Medine, pas sures Et Talak, ajete: 8 Në këtë sure shqyrtohen: - qëndrimi i ithtarëve të librit përkitazi me thirrjen e Muhammedit a.s., të cilët edhe pse kuptuan qartazi të vërtetën, e njihnin mirë se kush ishte Pejgamberi i fundit, edhe pse edhe më parë e kishin pritur ardhjen e tij, ata e refuzuan, nuk besuan dhe e kundërshtuan. - sinqeriteti në adhurime e në punë të mira vetëm për hir të Zotit, - fundi i njerëzve në botën tjetër, ne xhennet ose në xhehenem. Quhet: “Suretul Bejjineti”” - kaptina e argumentit të qartë, e ai është Pejgamberi ose Kur'ani.