الفلق
El Felekë
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
قُل أَعوذُ بِرَبِّ الفَلَقِ
مِن شَرِّ ما خَلَقَ
وَمِن شَرِّ غاسِقٍ إِذا وَقَبَ
وَمِن شَرِّ النَّفّٰثٰتِ فِى العُقَدِ
وَمِن شَرِّ حاسِدٍ إِذا حَسَدَ
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi,
dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht,
dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja,
edhe prej dëmit të smirëkeqit, kur sipas smirës vepron!
Komentimi
Kërkimi i mbrojtjes dhe i strehimit prej Zotit të madhëruar, është një prej shprehjeve të një bindjeje të plotë ndaj fuqiplotit. Të kërkosh ndihmën e Zotit nuk është dobësi e njeriut, siç përpiqet dikush ta përshkruaj, kuptohet, qëllimkëqinjt, sepse nuk ka krijesë që nuk ka nevojë për Krijuesin, nëse ndonjë mendon se është i panevojshëm, ai është i sëmurë psikikisht. Por, duhet —