Ai, që ia zbriti Furkanin (Kur ‘anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i Madhëruar.
2
Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
Mirëpo ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetveten, as dëm, as dobi, ata nuk kanë në dorë, as vdekje, as jetë, e as ringjallje.
4
Dhe ata që nuk besuan, thanë: “Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhamedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë”. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
5
Edhe thanë: “(për Kuranin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhamedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.
6
Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që fal shumë, është Mëshirues i madh”.
7
E ata thanë: “Ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me të, e të jetë qortues?”
8
Ose atij t’i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Zullumqarët madje thonë: “Ju vetëm jeni duke ndjekur një njeri, që e ka zënë magjia!"
9
Shih se çfarë shembujsh të sjellin, prandaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
10
Është i Madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç’thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
11
Por jo, ata përgënjeshtruan Kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë Ditën e Gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
Që posa të duket ai prej një vendi të largët ata ia dëgjojnë atij vlimin edhe kërhamzën (xhehenemit).
13
E kur të hidhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
14
Tash mos kërkoni vetëm një herë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
15
Thuaj: “A është më mirë ai (zjarri i xhehenemit), apo xheneti i përjetshëm, i cili iu është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit”.
16
E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
17
Ditën kur Zoti do t’i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos Allahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju robërit e Mi, që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
18
Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi, që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti iu ke dhënë të mira atyre dhe të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur, saqë harruan të përkujtojnë!”
19
Ja (Allahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju, as nuk keni mundësi të shpëtoni, as t’i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
20
Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar, që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin, se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Vështrues i çdo gjëje.
Komentimi
$ “Tebareke” rjedh nga fjala: bereket, begati e madhe, gjithëdobi, bollëk, famë, madhëri, lartësi. Të gjitha këto janë cilësi të Zotit të madhëruar, i cili e shpalli Kur'anin për të ndarë njëherë e përgjithmonë të mirën prej të keqes. Zoti i cili nuk ka nevojë as për fëmijë, as për ndihmës, i cili me mjeshtëri të përsosur krijoi çdo send dhe në mënyrë precize e me maturi të saktë caktoi zhvillimin e tij, pra Ai është dirigjues i çdo sendi në qiej e në tokë. Ai ia zbriti Kur'anin Muhammedit që t'i tregojë gjithë njerëzimit për përgjegjësinë që do ta kenë para madhërisë së Tij. Megjithkëtë, disa njerëz naivë adhuruan sende të tjera që nuk ishin asgjë, madje ata nuk deshën ta pranojnë as Kur'anin që ishte shpallje e Zotit, po e konsideruan trillim të vetë Muhammedit dhe të disa njerëzve të tjerë, të cilët i ndihmuan, ia shkruan dhe ia lexuan vazhdimisht Muhammedit. Sipas tyre pejgamberi nuk do të duhej të ushqehej dhe të ecë si njerëzit e tjerë, por ai do të duhej të ketë me vete edhe një melaqe, t'i ketë zbritur ndonjë kapital nga qielli, të ketë ndonjë kopsht, e edhe më keq, i thanë se është njeri që e ka zënë magjia. Këtë e thonin jobesimtarët, kufarët. E sikur ndonjëherë ta kishte zënë magjia Pejgamberin, atëherë do të vërtetohej kjo thënie e tyre e kjo do të shkonte në favor të kufarve mohues. Të gjitha këto shpifje që ia bënin Pejgamberit, buronin jo nga ndonjë dyshim që kishin ndaj tij, por u vinte rëndë të pranojnë se në ditën e gjykimit do të duhej dalë para Zotit dhe do të duhej përgjegjur para Tij për veprat e bëra. E ata do të ringjallen, do të futen në xhehenem dhe do të kërkojnë të vdesin e të zhduken njëherë e përgjithmonë, pra ata nuk do të zhduken, por vazhdimisht do ta përjetojnë atë dënim të merituar.
8 Pas përshkrimit të vuajtjeve në xhehenem dhe të përjetimit të kënaqësive në xhennet, parashtrohet çështja e atyre që adhuroheshin në jetën e dynjasë si zota: idhujt e idhujtarëve engjëjt, ndonjë pejgamber a njeri tjetër që adhurohej si hyjni.
382
وَقالَ الَّذينَ لا يَرجونَ لِقاءَنا لَولا أُنزِلَ عَلَينَا المَلٰئِكَةُ أَو نَرىٰ رَبَّنا لَقَدِ استَكبَروا فى أَنفُسِهِم وَعَتَو عُتُوًّا كَبيرًا
٢١
يَومَ يَرَونَ المَلٰئِكَةَ لا بُشرىٰ يَومَئِذٍ لِلمُجرِمينَ وَيَقولونَ حِجرًا مَحجورًا
٢٢
وَقَدِمنا إِلىٰ ما عَمِلوا مِن عَمَلٍ فَجَعَلنٰهُ هَباءً مَنثورًا
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Ata e tejçmuan lart veten dhe u sollën me arrogancë.
22
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) iu thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo xheneti është haram për ju)!”
23
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
24
Atë ditë banuesit e xhenetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
26
Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
27
Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”
28
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
29
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
30
E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kuran si (diçka) të hedhur!”
31
Kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjafton që Zoti të jetë Udhërrëfyes dhe Ndihmës yti.
32
E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhamedit) Kurani për një herë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalë ngadalë).
Komentimi
Të gjithë atyre Zoti do t'u thotë: Përse m'i keni mashtruar robërit e Mij, a keni fajin ju apo ata vetë e humbën rrugën e drejtë” Pas kësaj pyetjeje që u bën Zoti, ata përgjigjen: Ne nuk i kemi mashtruar, ne e dimë se Ti nuk ke nevojë as për zota të tjerë as për fëmijë, por atyre u ke dhënë shumë të mira, e në vend që ata të falënderojnë për atë kënaqësi, ata e humbën veten, të harruan Ty dhe u dhanë pas të këqijave, ndoqën rrugën e gabuar, ndaj ata vetë e kanë fajin. Atëherë Zoti u thotë: A shihni se ata zota që i adhuronit ju, u distancuan prej jush, ju qitën në rrenë, vuanie pra dënimin. Të gjithë pejgamberët ishin njerëz që hanin dhe ecnin etj. Njerëzit janë sprovë për njëri-tjetrin, i pasuri me të varfërin, i famshmi me të pafamshmin, i shëndoshi me të sëmurin, e kështu me radhë. Se a do të jetë falënderues për të mirat dhe a do të jetë i durueshëm, a do të bëjë sabër në mungesë të të mirave, të gjitha këto Zoti i sheh, i di dhe i shpërblen.
Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
34
Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehenem, të tillëve iu përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
35
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet Harunin, që ta ketë si ndihmës.
36
U thamë: “Shkoni ju të dy tek ai popull, që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
37
Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut, meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
38
Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
39
E secilit prej tyre iu patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
40
Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, që nuk shpresonin në ringjallje.
41
E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm me tallje e thonë: “A ky është ai, që Allahu e dërgoi pejgamber?”
42
“Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zmbrapsur prej zotave tanë!” E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin do ta kuptojnë, se kush ishte më larg nga e vërteta.
43
A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?
Komentimi
£ Idhujtarët me mendjemadhësinë e tyre tejkaluan çdo kufi. Ata kërkuan që t'u vijnë engjëjt. Ata do t'u vijnë për t'ua marrë shpirtin, por në atë moment nuk do të ketë gëzim për ta, përkundrazi, hidhërim e mjerim, pse në atë çast ata u thonë: Çdo e mirë, e edhe xhenneti është i ndaluar për ju. Veprat tuaja janë si pluhuri, të cilin e shpërndanë era, sepse ju nuk i keni bërë për hir se Zoti ka porositur, e derisa ju nuk e besuat Zotin, nuk keni bazë të shëndoshë. E ditën kur do të kërcasë kijameti, do të zbresin melekë të panumërtë dhe do të rrethojnë të gjithë të tubuarit, atë ditë tërë sundimi i përket Zotit, e do të jetë vështirë për kundërshtarët, prandaj me dhembje do t'i kafshojnë duart e veta, pse nuk shkuan pas mësimeve të Pejgamberit, pse e zgjodhën për shok e mik dreqin, i cili e ka zakon pasi që ta mashtrojë njeriun ta lë të humbur në rrugë. Kundërshtarët, përveç që nuk e pranuan Kur'anin si shpallje të Zotit, ata bënin vërejtje edhe përse nuk i zbriti përnjëherë, por pjesë-pjesë. Zoti e di më së miri pse e shpalli ashtu, pra edhe e ruajti të dërguarin e vet që të mos e rëndojë, ta mësojë më lehtë dhe sipas nevojës t'i zgjidhë çështjet që i paraqiteshin.
وَيَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَنفَعُهُم وَلا يَضُرُّهُم وَكانَ الكافِرُ عَلىٰ رَبِّهِ ظَهيرًا
٥٥
44
A mendon ti, se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
45
A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
46
Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
47
E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
48
Edhe Ai është, që i lëshon erërat përgëzim në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër,
49
që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
50
Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimin.
51
Sikur të kishim dashur Ne do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
52
Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kuran) me një luftë të madhe.
53
Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë, që të mos përzihen.
54
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt është i Plotfuqishëm për çdo send.
55
E ata në vend të Allahut adhurojnë atë që nuk iu sjell, as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
Komentimi
£ “As-habur ressi”” - banorët e Resit ishin një popull që i adhuronin idhujt. Zoti e dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur, u shemb toka edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije ku e mbytën Habib En Nexharin, apo se ishte diku në Azerbejxhan etj. Arabëve iu ishte mëshiruar besimi ndaj idhujve, andaj ishte vështirë të binden se ai ishte besim i kotë, sepse kishte edhe të atillë që kur shihte ndonjë gur të mirë, e përvetësonte si zot për vete, Ata nuk dëgjonin me vëmendje Kur'anin, e as nuk e studionin domethënien e tij, ata ishin si kafshët, prandaj Pejgamberit i thuhet se ti nuk je përgjegjës për rrugën e tyre të gabuar. Të mirat e dhuruara prej Zotit siç janë: hija, dielli, nata, gjumi, dita, shiu etj. përpos që dokumentojnë për Krijuesin e madhëruar, meritojnë të jenë shkas për mirënjohje e falënderim ndaj Fuqiplotit, por vazhdimësia dhe përsëritja e të mirave, bën që dikush të mos i vlerësojë sa duhet.
E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
57
Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën, që e afron te Zoti i vet”.
58
Ti mbështetju Atij të Përjetshmit, që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robërve të vet.
59
Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin e Tij). Ai është i Gjithëmëshirshmi. Për këtë pyet ndonjë shumë të dijshëm.
60
E kur iu është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Gjithëmëshirshmit ata thanë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
61
I Madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
62
Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë argument.
63
E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë iu drejtohen injorantët ata thonë: “Paqe!”
64
Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
65
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehenemit, e s’ka dyshim, se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.
66
Ai vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
67
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë, e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
Komentimi
£ Nga mëshira e vet, Zoti u solli njerëzve shumë shembuj në këtë Kur'an, ashtu që ta gjejnë rrugën e vërtetë, e megjithatë, shumica nuk deshën ta pranojnë. Zoti i thotë Muhammedit se Ne kemi mundësi të dërgojmë pejgamber në çdo vendbanim e ta lehtësojmë ty punën, por Ne ty të veçuam, të dërguar tek të gjithë njerëzit e botës, ta ngritëm famën dhe të lartësuam, prandaj ti mos u vërë veshin thënieve të jobesimtarëve, por me këtë Kur'an luftoi ata pandërprerë. Nuk është fjala për luftë fizike, por për luftë ideologjike, besim e bindje. Fuqia e pakufishme e Zotit të madhëruar dhe mëshira e Tij ndaj krijesave të veta, duket edhe në mospërzierjen e ujërave të pijshëm e të njelmët, të papijshëm. Edhe pse detet janë afër njëri- tjetrit, edhe pse burimet nëntokësore kalojnë nëpër shtresa të ndryshme të tokës, mjeshtëria e Zotit ka bërë që uji i pijshëm të jetë më lart në shtresat tokësore, e ai jo i pijshëm të jetë më ulët, në mënyrë që të mos përzihen e të mos dëmtojnë gjallesat. Zoti përcaktoi që njeriu ta ketë zanafillën prej një pike uji, të krijohet mashkull ose femër prej asaj pike, e megjithatë, të jenë të lidhur me dashuri në mes vete si përmes origjinës së gjakut, po ashtu edhe përmes martesës e miqësisë. Idhujtarët, përveç që adhuronin lëndë të ngurta e të kota, bënin vërejtje edhe për emrin e Zotit Rrahman: Thuase nuk e dinin se kush ishte Ai, e emri Rrahman është emër i përveçëm i Zotit, që krijoi çdo gjë.
Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.
69
Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
70
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është Mëshirues i madh, ndaj Ai fal shumë.
71
Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek Allahu dhe është i pranishëm.
72
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
73
Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kuranit të Zotit të tyre, nuk iu kthejnë shpinën si të shurdhër e të verbër.
74
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
75
Për shkak se duruan të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhenet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
76
Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
77
Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të
Komentimi
£ Në këto ajete përshkruhen disa nga virtytet e robërve të Zotit. Të gjithë njerëzit janë robër të Zotit, meqë janë krijesa të Tij, por këtu është fjala për robërit që i do Zoti, që meritojnë të quhen robër të Zotit, të cilët janë të pajisur me cilësi të mira. Sipas Kurtubis, ““Ibadur Rrahman”, këta janë cilësuar me njëmbëdhjetë virtyte: janë të matur në ecje, janë të butë, falen natën, i kanë frikën zjarrit të xhehenemit, nuk janë shkapërderdhës në shpenzime e as dorështrënguar, nuk adhurojnë tjetër pos Allahut, ruhen prej zinasë dhe mbytjes, pendohen prej punëve të këqia, i ikin rrenës, pranojnë këshillën dhe vazhdimisht i luten Allahut. Në fund shpjegohet se shpërblimi i tyre është vendi më i lartë i xhennetit. Lutja e vazhdueshme ndaj Allahut është: lutja që bashkëshortja, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të jenë në rrugë të drejtë, në rurgën që e caktoi Allahu, të jenë në besim të drejtë dhe të jenë vepërmirë, sepse vetëm atëherë ekziston shpresa se së bashku do të kënaqen në xhennet, pra nuk ka kënaqësi më të madhe për njeriun se kur familja e tij është në rrugë të drejtë, lutja për të qenë shembull i të mirave tërheq pas vete shpërblim edhe prej veprave të tjerëve, të cilët veprojnë mirë sipas shembullit të tij. Në suren el Hadid, flitet për bashkimin e fëmijëve me prindërit për hir të besimit... Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Furkan”, 1 qoftë lavdërimi prej meje Allahut të Gjithëmëshirshëmi