الإنشقاق
El Inshikak
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
إِذَا السَّماءُ انشَقَّت
وَأَذِنَت لِرَبِّها وَحُقَّت
وَإِذَا الأَرضُ مُدَّت
وَأَلقَت ما فيها وَتَخَلَّت
وَأَذِنَت لِرَبِّها وَحُقَّت
يٰأَيُّهَا الإِنسٰنُ إِنَّكَ كادِحٌ إِلىٰ رَبِّكَ كَدحًا فَمُلٰقيهِ
فَأَمّا مَن أوتِىَ كِتٰبَهُ بِيَمينِهِ
فَسَوفَ يُحاسَبُ حِسابًا يَسيرًا
وَيَنقَلِبُ إِلىٰ أَهلِهِ مَسرورًا
وَأَمّا مَن أوتِىَ كِتٰبَهُ وَراءَ ظَهرِهِ
فَسَوفَ يَدعوا ثُبورًا
وَيَصلىٰ سَعيرًا
إِنَّهُ كانَ فى أَهلِهِ مَسرورًا
إِنَّهُ ظَنَّ أَن لَن يَحورَ
بَلىٰ إِنَّ رَبَّهُ كانَ بِهِ بَصيرًا
فَلا أُقسِمُ بِالشَّفَقِ
وَالَّيلِ وَما وَسَقَ
وَالقَمَرِ إِذَا اتَّسَقَ
لَتَركَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٍ
فَما لَهُم لا يُؤمِنونَ
وَإِذا قُرِئَ عَلَيهِمُ القُرءانُ لا يَسجُدونَ
بَلِ الَّذينَ كَفَروا يُكَذِّبونَ
وَاللَّهُ أَعلَمُ بِما يوعونَ
فَبَشِّرهُم بِعَذابٍ أَليمٍ
إِلَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم أَجرٌ غَيرُ مَمنونٍ
Kur të pëlcasë qielli,
t’i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si i takoi.
Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj,
e të nxjerrë çka ka brenda e të çlirohet,
dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si i takoi.
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
E përsa i përket atij, që libri i vet i jepet pas shpinës,
Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,
Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
Dhe ka menduar, se nuk ka për t’u kthyer.
Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
E, çka kanë ata që nuk besojnë?
Dhe kur iu lexohet atyre Kurani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
E Allahu, e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
Lajmëroi, pra me një dënim të dhembshëm.
Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!