Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli do të dëshirojë sikur ta kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
12
Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
13
Edhe me të afërmit e tij, që ai tek ata mbështetej.
14
Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
15
Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehenemit).
16
Është që heq kapakët e kokës.
17
Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zmbrapsur e larguar (prej besimit).
18
Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
19
Është e vërtetë, se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
20
Pse kur e godet ndonjë e keqe ai ankohet së tepërmi.
21
Ndërkaq kur e gjen e mira ai bëhet tepër koprrac.
22
Përveç atyre që falen,
23
të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
24
Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar,
25
për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
26
Edhe ata që e besojnë bindshëm Ditën e Gjykimit.
27
Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre,
28
sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.
29
Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale),
30
me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave, që i kanë në zotërim, ata nuk qortohen për to.
31
E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim)
32
Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit, që iu është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
33
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
34
Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
35
Të tillët janë në xhenete dhe janë të nderuar.
36
Ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
37
Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje?
38
A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhenetin e begatshëm?
39
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
Komentimi
Shkak i zbritjes së pjesës së parë të kësaj kaptine, ishin idhujtarët mekas, të cilët nuk besonin për ndëshkimet që i përshkruan Kur'ani, ndëshkime që do t'i përjetojnë jobesimtarët në botën tjetër. Si më i dalluar ndër ta ishte njëfarë Nadir bin Harithi, i cili kur u tërhoqi vërejtjen Pejgamberi për azabin e ahiretit, ai haptazi u lut: Nëse është kjo që na thotë Muhammedi e vërtetë prej Teje, atëherë lësho mbi ne gurë prej qiellitt Ky ishte ai që e kërkoi dënimin e kijametit. Në luftën e Bedrit, atë e copëtuan shpatat e myslimanëve. Si përgjigje e kërkesës së tij shpallet kjo sure, ku thuhet se dënimi në kijamet është një realitet që s'ka kush që mund ta pengojë, sepse ai është caktim i Zotit, i pronarit të të gjitha rrugëve që ngrisin lart fjalën e punën
خٰشِعَةً أَبصٰرُهُم تَرهَقُهُم ذِلَّةٌ ذٰلِكَ اليَومُ الَّذى كانوا يوعَدونَ
٤٤
40
Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi,
41
të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
42
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri sa të ballafaqohen në ditën e tyre, që po iu premtohet.
43
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin tek idhujt,
44
me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
Komentimi
e mirë, ngrisin njerëzit e mirë, kurse i ulën poshtë të këqijtë. Ose rruga në të cilën ngjiten melaiket, që sikur të llogaritej me kohë, do të duhej udhëtuar pesëdhjetë mijë vjet të dynjasë. Mund të jetë që dita e kijametit është e gjatë sa pesëdhjetë mijë vjet, por për njerëzit e mirë është sa i falë dy rekate namaz. Zoti e di më së mirit Muhammedi urdhërohet të jetë i durueshëm, ani pse atyre u duket punë e largët kijameti, ai është afër dhe kriminelët do të jepnin djemt e vet, gruan, vëllain, familjen e gjithçka tjetër, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten, por nuk munden, sepse para e kanë xhehenemin, ai thërret dhe i tërheq si magneti ata që nuk besuan, që e kërkonin sa më shpejt dënimin. £ Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Atë që e gëzon, e don, kurse atë që e urren, ik prej saj, e prej Zotit është i obliguar, ta japë atë që e do e të bëjë durim ndaj asaj që e urren, por nuk janë të tillë të gjithë njerëzit, e veçanërisht ata që janë të pajisur me ato cilësi që përmblodhën disa nga këto ajete. Njeriu, besimtar i mirë e i denjë në Zotin fuqiplotë, nuk tronditet prej çështjeve e sendeve që nuk e kënaqin, por edhe nuk i rritet mendja prej të mirave që e kënaqin, pse së pari: ai durimin e vet e ka të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si halif i Zotit në tokë, në kujtimet rreth përgjegjësisë që duhet ta japë në ditën e gjykimit, angazhimi i tillë e bën aq të matur, sa që as nuk gëzohet aq tepër e as nuk dëshpërohet së tepërmi. Mandej, njeriu i tillë është aq shumë i besueshëm në Zotin, sa që çdo ngjarje,çdo ndodhi, mirë ose e keqes di se vjen prej Tije Ai kurrë nuk ia do të keqen njeriut,Ai është mëshirues i mëshiruesve,pra çdo gjë është në dobi të njeriut, por ndodh
627
Komentimi
XX 3 — që njeriu të mos mund ta kuptojë qëllimin përfundimtar të ngjarjes a të ndodhisë, e duke e ditur se Zoti zbaton ligjet e veta në dobinë e tij, ai pajtohet me to dhe bëhet i fortë në të gjitha rastet. Por së pari njeriu duhet shfrytëzuar në përpjekjet e veta të gjitha fuqitë mendore fizike, materiale, në mënyrë që mos ta ndicjë vetën fajtor ose pasiv. “idhujtarët shkonin në grupe te Pejgamberi e dëgjonin se Ç'po thotë ai për ditën € kijametit, € pai që ajo i godiste ata, më vonë talleshin, por Kur'ani u tha qartazi se shpërblimin te Zoti nuk do të mund ta gëzojë njeriu vetëm pse ia ka ënda, por, së pari duhet besuar dhe vepruar drejtë. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mearixhi. E falënderoj Allahun € madhëruart