وَالأَنعٰمَ خَلَقَها لَكُم فيها دِفءٌ وَمَنٰفِعُ وَمِنها تَأكُلونَ
٥
وَلَكُم فيها جَمالٌ حينَ تُريحونَ وَحينَ تَسرَحونَ
٦
1
Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (Kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij, në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
2
Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij, që Ai dëshiron nga robërit e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni), se nuk ka të adhuruar (zot) të vërtetë, pos Meje, pra të më keni frikën.
3
I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I Lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
4
E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur ja ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
5
Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
6
Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili), kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët), që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
8
Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat, edhe gomarët për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tashti) nuk e dini.
9
Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon Allahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t’u kishte udhëzuar që të gjithëve.
10
Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë).
11
Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
12
Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
13
Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të marrë përvojë.
14
Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
Komentimi
Jobesimtarët i thoshin njëri-tjetrit: Muhammedi po mendon se kijameti është afër, andaj largohuni prej disa punëve, e të shohim se çka po ngjet. Kur kaluan shumë ditë, i thanë: Ne s'po shohim gjë, ku është pra, le të vijë tash kijametit Si shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte ajo bisedë e jobesimtarëve. Allahu ju thotë: Erdhi, pse ajo që është caktuar prej Zotit, është e domosdoshme të ngjajë, pra është aq e padyshimtë sikurse të kishte ardhur edhe të ishte parë me sy. Kur i shpallët ky ajet, Pejgamberi thotë: “Unë u dërgova afër me kijametin si këta dy”, dhe i barazoi dy gishta (sahihajn). Allahu i dërgon shpalljen atij që do, e për t'u thënë njerëzve mos u ngutni ta kërkoni kijametin para kohe, ai do t'ju vijë, por ju ruanu e mos bëni punë të këqija. Ai Zot që krijoi qiej e tokë aq të përsosura, është i plotfuqishëm, e s'ka nevojë për zota të tjerë që ia mendojnë. Eshtë çudi e madhe pse njeriu nuk mendon për zanafillën e vet nga ajo pikëz e ujit të dobët, po i rritet mendja dhe kundërshton atë Zot që vetëm Ai ka ditur dhe ka mundur ta krijojë. I krijoi kafshët për të mirën e njeriut, pse prej tyre vishet, ushqehet e edhe ndien kënaqësi shpirtërore kur i sheh ato në tufa e të ngopura kur kthehen në mbrëmje, si dhe kur i qet për kullosë në mëngjes. Madje ato i shërbejnë njeriut edhe për bartjen e sendeve të rënda. I krijoi edhe kafshët e tjera për t'u hipur e edhe për dëfrime e kënaqësi të tjera. Krijon edhe çka ju nuk dini, u thotë Kur'ani atyre të asaj kohe, pra pati për qëllim t'i japë shenjë mendjes se, mjetet për hipje do të jenë edhe të tjera, sikur që po i shohim tash mjetet transportuese dhe, të mos thotë ndokush: të parët e mi u shërbyen me kuaj, me gomarë etj., e edhe unë do të shërbehem me ta, e jo me mjetet e shpikura, sepse një qëndrim i tillë është kundër Kur'anit. Rrugën që e caktoi Zoti, ajo të çon te Ai, kurse të tjerat të humbin.
Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16
Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
17
Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
18
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
19
Allahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
20
Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos Allahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
21
Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë, se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
22
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
23
Është e vërtetë, se Allahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi, dhe se Ai nuk i do arrogantët.
24
Kur atyre iu thuhet (mohuesve): “Ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm!”
25
(E thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në Ditën e Gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre, që pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
26
Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po Allahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu iu erdhi dënimi nga nuk e kujtuan.
Komentimi
£ Megjithatë, që çështjet e fenomeneve natyrore siç është shiu etj., i takojnë një studimi të posaçëm, Kur'ani na mëson se shiu që bie prej së larti, përveç që shuan etjen e gjallesave, mundëson edhe mbirjen e bimëve që janë kusht për jetën e njeriut sikurse janë të lashtat. Ndërkaq, frutat e tjerë janë edhe ushqyes edhe freskues. Në ajetet e sipërshënuara, të cilat flasin për të mirat që i krijoi Zoti xh. sh. njerëzit porositen: të mendojnë thellë (jetefekkerun), të kuptojnë (jakilun), të rikujtojnë (jetedhekkerun). Pa një të menduar të thellë nuk mund të kuptohen proceset e fenomeneve natyrore, e pas tij, ato bëhen të kuptueshme, bëhen pronë e mendjes, por duhet rikujtuar gjithnjë, në mënyrë që të jenë të freskëta në kujtesën e njeriut, e ai të mos harrojë shprehjen e falënderimit. Përsa i përket vendosjes së kodrave nëpër pjesë të ndryshme të tokës, është detyrë e gjeologjisë ta shpjegojë, por sipas Kur'anit kuptohet se ato nuk ishin prej fillimit të ekzistimit të tokës dhe se, ato mbajnë drejtë ekuilibrin e tokës. Në ajetet e fundit, u hidhet një vështrim besimeve të kota, të cilët për njeriun e pajisur me mendje e të menduar, nuk do të duhej të gëzonin kurrfarë respekti, e nëse po, atëherë njeriu i tillë bie në një nivel shumë të ulët.
فَأَصابَهُم سَيِّـٔاتُ ما عَمِلوا وَحاقَ بِهِم ما كانوا بِهِ يَستَهزِءونَ
٣٤
27
Mandej në Ditën e Gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes do të thonë: “Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët”.
28
Të cilët duke qenë mizorë të vetes së tyre engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): “Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!” (u jipet përgjigjja). Po Allahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
29
Prandaj hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”
30
Atyre që patën frikë nga (dënimi) Allahu, iu thuhet: “Ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshmëve.
31
Është Xheneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen Allahu të ruajturit,
32
të cilëve duke qenë të pastër engjëjt ua marrin shpirtin, duke iu thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhenet, për hir të asaj që vepruat.
33
A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt (e t’ua marrin shpirtin), ose t’u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra Allahu nuk iu bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që i bënë padrejtësi vetes.
34
Prandaj ata i goditi dënimi i të këqijave që bënë, dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
Komentimi
Të gjitha lutjet, të gjitha adhurimet dhe të gjitha flijimet, të cilat i shprehen dikujt në emër të ndonjë madhërie e shenjtërie, pos Allahut, ato shkojnë huq, por ata që nuk besojnë botën tjetër, e mbajnë vetën lart, nuk duan të pranojnë Zotin para të cilit do të përgjigjen. Mendjelartit nuk duan ta pranojnë Kur'anin shpallje që i erdhi Muhammedit, por e quajnë mit, tregime të kahershme dhe me këtë, ata e ngarkojnë veten përveç me mëkatet e veta, edhe me mëkatet e atyre që i mashtruan, pse mashtruesit ishin pari. Rrënimi i ndërtimeve në themel, është për qëllim rrënimi i intrigave të jobesimtarëve, të cilët u përpoqën ta shuajnë dritën e shpalljes së Zotit, Ata pësuan disfatë në këtë botë, por disfata më e madhe do të jetë në ditën e gjykimit, kur të nënçmuar i fut Zoti në xhehenem dhe i thërret t'i sjellin ata zota që i adhuronin e le t'ju ndihmojnë. Ata qysh në çastin e vdekjes e shohin gabimin e tyre dhe dorëzohen, por është vonë, e vendi i mendjelartëve është xhehenemi.
وَالَّذينَ هاجَروا فِى اللَّهِ مِن بَعدِ ما ظُلِموا لَنُبَوِّئَنَّهُم فِى الدُّنيا حَسَنَةً وَلَأَجرُ الـٔاخِرَةِ أَكبَرُ لَو كانوا يَعلَمونَ
٤١
الَّذينَ صَبَروا وَعَلىٰ رَبِّهِم يَتَوَكَّلونَ
٤٢
35
Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur Allahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po, a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t’i njoftojnë qartazi?
36
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve?
37
Nëse ti (Muhamed) përpiqesh për t’i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) Allahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtarë.
38
Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë, se “Allahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po (i ringjall), ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
39
I ringjall për t’ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan, se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
40
Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet.
41
Ata që migruan për hir të Allahut, e pasi u torturuan, atyre gjithsesi do t’iu mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, por shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
42
Janë ata që bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
Komentimi
£ Pas përshkrimit të gjendjes së atyre që i mohonin argumentet e Zotit, në këto ajete përshkruhet jendja e atyre që pranuan shpalljen, se si melaiket u marrin shpirtin, duke u garantuar shpëtim, hyrjen në xhennet, ngase sa ishin në këtë jetë bënë vepra të mira. Ndëshkimet që i goditën ata që nuk respektuan udhëzimet e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhuronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien e disa kafshëve sikurse patën ndaluar, është thënie c pavend, pse për të mos adhuruar tjetër H Pejgamberit i thuhet se, edhe pas përpjekjeve tua për t'i vënë njerëzit në rrugë të drejtë, disa prej tyre do të mbesin jashtë saj, këtë e ka ditur dhe e di Zoti, andaj të mos brengoset aq shumë Ringjallja nuk është punë e rëndë për Zotin, pse atë që e dëshiron Ai, ajo bëhet menjëherë, edhe pa i thënë: bëhul Në Kur'an thuhet se i thotë bëhul, me qëllim që ne ta kuptojmë më lehtë.
Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve iu dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e tëlnxhilit) nëse ju nuk dini.
44
(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kuranin, që t'u shpjegosh njerëzve atë që iu është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kuranin).
45
A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se Allahu nuk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi nga nuk e mendojnë?
46
Ose t’i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj.
47
Ose do t’i kapë ata duke qenë në panik nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti juaj është shumë i Butë e i Mëshirshëm (prandaj nuk ua ngut dënimin).
48
A nuk po shohin ata (keqbërësit), se çdo send që krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur Allahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
49
Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjallesë, që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
50
I frikësohen Zotit të tyre, që është mbi ta dhe i përmbahen me përpikëri asaj me çka urdhërohen.
51
E Allahu tha: “Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më kini drojen”.
52
Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos ia keni frikën dikujt tjetër pos Allahut?
53
Dhe çdo të mirë që e keni ajo është prej Allahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm tek Ai e ngreni zërin (me lutje).
54
Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, ja, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
Komentimi
£ Ai grup i vogël i myslimanëve në Mekë, u torturua dhe u mundua sa që dy herë u detyruan të ikin e të shkojnë disa prej tyre në Habesh (Abisini-Etiopi), por madhëria e Zotit u mundësoi më vonë vendosje të mirë e të sigurt në Medinë. Prandaj, mundimet e tyre i shpërbleu edhe në dynja, vetëm se shpërblimet në jetën tjetër do të jenë shumë më të mira dhe të përjetshme. Sabri dhe mbështetja në Zotin, gjithnjë përfundon me suskes. Për çështjet që nuk i njeh, njeriu duhet pyetur ata që i dinë ato, duhet pyetur dijetarët se çka ka thënë Zoti ose Pejgamberi përkitazi me ndonjë çështje, sepse burimi i çështjeve fetare është prej Zotit dhe prej Pejgamberit, e nuk duhet bazuar as mbështetur në atë se çka thotë nga vetvetja dijetari. Mbështetja në thëniet ose në qëndrimet e kujtdo qoftë, përveç Zotit e Pejgamberit, është taklidë-imitim, e imitimi nuk është i lejuar. Imitimi i verbër i thënieve e sjelljeve të ndonjë personi kushdo qoftë, e pa u bazuar në argumente, është shkak i besimeve të kota, është devijim i principeve fetare dhe është degjenerim i një maseje të mashtruar. Kur thotë Zoti se edhe para teje, para Muhammedit, kemi dërguar njerëz, u thotë jobesimtarëve, urdhëroni dhe pyetni për këtë ata që e dinë Tevratin ose Inxhilin, pra urdhëroni e shikoni se çka ka thënë Zoti në to.
(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë, që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do ta kuptoni (rrjedhimin).
56
E nga ajo që Ne i furnizuam ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave), që nuk kuptojnë asgjë. Për Allahun, patjetër do të merreni në përgjegjësi për atë që trillonit.
57
Ata i përshkruajnë Allahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
58
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë fytyra e tij prishet dhe mbushet plot mllef.
59
Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykimi i tyre.
60
Shembulli i keq iu takon atyre, që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë. Ai është Fuqiploti, i Urti.
61
Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë), për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë, as ta ngutin.
62
E ato (vajzat) që i urrejnë për vete ia mveshin Allahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën, se atyre do t’u takojë më e mira (xheneti), s’ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
63
Për Allahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të hidhët.
64
Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kuranin, vetëm që t’u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
Komentimi
Zoti është mëshirues, nuk i kap me dënim menjëherë kundërshtarët, u jep afat të përmirësohen, e nëse nuk duan, Ai i ka në dorë, i dënon kur të dojë.
Zoti është një, edhe adhurimi duhet drejtuar vetëm Atij, pse s'ka fë tjetër vetëm atë që Ai e shpalli, pse s'ka sundues të qiejve e të tokës përpos Tij, pra atë duhet respektuar, e jo tjetër. Të gjitha të mirat që i posedoni, i keni prej Zotit, këtë e dëshmoni edhe ju, pse kur keni ndonjë telashe, i drejtoheni Atij dhe me britmë të madhe kërkoni ndihmën e Tij. Mirëpo, posa çliroheni disa prej jush bëhen përbuzës ndaj të mirave të Zotit ngase i përshkruajnë shok. Madje atyre, idhujve që nuk dinë asgjë, sepse janë trupa të ngurtë, u ofrojnë flijime, e për këtë pa tjetër do të përgjigjen. Në kohën e xhahilijjetit arabët i urrenin vajzat që u lindnin, e ndienin veten fatzi kur i lindte vajzë dhe hamendeshin: ta linin të gjallë ose ta varrosnin për së gjalli, e megjithatë për melaiket thoshin se janë vajzat e Zotit. Allahu është i pa të meta, Ai nuk ndien nevojë për fëmijë, të metat janë të atyre që shpifin gënjeshtra.
Allahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që dëgjojnë me vëmendje (e kuptojnë).
66
Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
67
Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije dehëse dhe ushqim të mirë. S’ka dyshim, se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
68
Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet, që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69
Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
70
Allahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush, që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. Allahu është i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi.
71
Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që iu është dhënë përparësia (në furnizim), nuk pranojnë që t’i furnizojnë ata që posedojnë (robërit e tyre), e që të gjithë ata në të (furnizim) të jenë të barabartë. (E si po e barazojnë Allahun me krijesat e Tij?!) A mos duan të mohojnë dhuntinë e Allahut?
72
Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furrnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e Allahut i mohojnë?
Komentimi
Lavdëruar qoftë Zoti që nuk ndërmerr menjëherë masa ndëshkuese kundër zullumqarëve, përndryshe nuk do të mbetej kush i gjallë mbi tokë, por derisa Ai është fuqiplotë i pavarur, atë masë ndëshkuese e merr kur të dojë, andaj ka caktuar afatin prej të cilit nuk mund të iket. Punët e këqija ua ka paraqitur si të mira shejtani edhe popujve të tjerë, e Zoti e dërgoi Muhammedin që t'u sqarojë njerëzve çështjet për të cilat ziheshin mes vete dhe t'i kënaq e t'i mëshirojë ata që ndjekin rrugën e drejtë.
288
وَيَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَملِكُ لَهُم رِزقًا مِنَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ شَيـًٔا وَلا يَستَطيعونَ
٧٣
فَلا تَضرِبوا لِلَّهِ الأَمثالَ إِنَّ اللَّهَ يَعلَمُ وَأَنتُم لا تَعلَمونَ
أَلَم يَرَوا إِلَى الطَّيرِ مُسَخَّرٰتٍ فى جَوِّ السَّماءِ ما يُمسِكُهُنَّ إِلَّا اللَّهُ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَـٔايٰتٍ لِقَومٍ يُؤمِنونَ
٧٩
73
Dhe pos Allahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t’u sjellin asnjë furnizim, as nga qiejt, as nga toka dhe as që kanë mundësi?
74
Pra, mos i përshkruani Allahut shembuj! Allahu i di të gjitha e ju nuk dini.
75
Allahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit, e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë që ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Lavdëruar qoftë Allahu, por shumica e tyre nuk dinë.
76
Allahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre të dyve është memec, që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi, e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
77
Vetëm Allahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e Katastrofës (Kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. Allahu është i Gjithëfuqishëm për çdo send.
78
Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje), që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
79
A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
Komentimi
£ Fuqia e pakufishme e Zotit, e cila do t'i ringjallë njerëzit pas kijametit, mund të vërtetohet edhe përmes shembujve praktikë, siç është ngjallja e bimëve në tokë pas shiut. Madje, edhe në përsosmërinë e krijimit të organeve të kafshëve, siç është rasti me qumështin, i cili formohet mes ushqimit të tretur në lukth dhe të gjakut, por ekziston një cipë e hollë mes tyre sa që nuk lejon depërtimin e ngjyrës, as të shijes, e as të erës prej njeres në tjetrën. Kështu ka mundur ta krijojë vetëm urtësia e pakufishme e Zotit. Përmenden edhe llojet e pijeve e ushqimeve që përfitohen prej hurmave dhe prej rrushit. Pijet vetëm përmenden, e për llojet e tjera të lëngjeve që mund të përfitohen prej tyre, thuhet se janë ushqim i mirë - “rizkan hasenen”. Edhe pse lëngu që e bën të dehur njeriun ende ishte i lejuar, në fund të ajetit thuhet se këto janë mësime për njerëzit që kanë mend, pra ata që janë të zotët e mendjes nuk duhej ta përdornin. Dhe, derisa mendja është më e vlefshmja te njeriu, për hir të ruajtjes së saj nga dehja, Zoti e bëri haram. Për mjeshtërinë e përsosur të Zotit fuqiplotë, na shërben edhe një insekt i vogël i dobët, bleta, e cila e pajisur me një instinkt të çuditshëm, di të ndërtojë shtëpitë gjashtëkëndshe, të mbledhë nektarin e lloj-lloj lulesh e bimësh, e ta shndërojë në mjaltë, e cila jo vetëm që është ushqyese, por është edhe shëruese.
وَأَلقَوا إِلَى اللَّهِ يَومَئِذٍ السَّلَمَ وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَفتَرونَ
٨٧
80
Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi, që i bartni lehtë kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t’i shfrytëzoni për një kohë.
81
Allahu nga ajo që krijoi Ai ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu Allahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
82
Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë detyrimi yt është komunikimi i qartë.
83
Ata i njohin të mirat e Allahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
84
E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk iu jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
85
Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t’iu lehtësohet, as nuk do t’iu jepet afat.
86
Ata që ishin idhujtarë kur do t’i shohin idhujt e vet (zotat) thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!” Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: “Ju jeni rrenacakë!”
87
Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen Allahut, e ajo çka ata e trillonin iu asgjësohet.
Komentimi
Ai Zot që bëri mrekullira të llojllojta në gjallesat e tjera, bën edhe te njeriu. Ai u shkakton vdekjen njerëzve në etapa të ndryshme të jetës së tyre, ndonjërit i jep jetë deri në pleqëri aq të thellë sa që ai bëhet si fëmijë, Ndokujt i jep përparësi në jetën materiale, andaj ka të pasur e të varfër, ka me pozitë të lartë, të tjerë të shtypur. Një lloj ndryshimi te njerëzit e hasim edhe në lëmitë e tjera, pse ka të zhvilluar fizikisht e të dobët, të bukur e jo të bukur, të mençur e të marrë, të sjellshëm e të pasjellshëm. Të gjitha këto janë dukuri e një urtësie, të cilën nuk mund ta kuptojë mendja e njeriut, nuk mund t'i zbulojë shkaqet reale të tyre, andaj duhet njohur dhe besuar Krijuesin e pa shoq. Pasi që përmenden shumë fakte dhe shumë të mira të dhuruara prej Zotit, u bëhet vërejtje serioze atyre që nuk vështrojnë faktet, përbuzin të mirat, adhurojnë idhujt e vdekur.
Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut iu shtojmë dënim mbi dënim, për shkak se bënin shkatërrime.
89
Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur për çdo popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitar kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
90
Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
91
Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj Allahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se Allahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, Allahu e di se çka punoni.
92
Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. Allahu vetëm ju sprovon me këtë, e në Ditën e Gjykimit Ai gjithsesi do t’ua sqarojë atë gjë rreth së cilës kundërshtoheshit.
93
Sikur të dëshironte Allahu do t’ju bënte pjesëtarë të një feje të vetme (islame), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
Komentimi
£ Allahu sjell dy shembuj: - shembulli i parë ka të bëjë me Madhërinë e Zotit që gjithçka ka në gjithësi është pronë e Tij, furnizon kë të dojë, si të dojë dhe kur të dojë, ndërsa idhujt janë robër dhe vegël e dikujt tjetër e që nuk kanë asgjë në kompetencë. E si mashtrohen disa dhe i adhurojnë ato statuja që puna e tyre nuk është asgjë dhe lënë manash adhurimin e Zotit” Shembulli i dytë është idhulli që nuk ka mend, nuk flet, nuk ka gjuhë dhe nuk ka kurrfarë dobie prej tij sa prej shurdhmemecit dhe, ai që flet, urdhëron për drejtësi dhe vetë është në rrugën e ndritshme. A mund të jenë të barabartë besimtari i udhëzuar prej dritës së Zotit, me jobesimtarin, i cili duke adhuruar sende të kota ka mbetur në errësirë) Allahu është Ai që i di të gjitha të fshehtat. Ai ka caktuar momentin e kijametit që vjen shpejt sa çel e mshel sytë. Ai e pajisi njeriun me shqisa e të menduar, e bëri të aftë që të mund ta pranojë shpalljen prej Tij, të mund t'i sigurojë vetes jetë materiale, morale e shpirtërore. Madhëria e Zotit manifestohet edhe në përgatitjen e shpezëve që ato të mund të qëndrojnë në ajër, në krijimin e kafshëve prej të cilave, përveç ushqimit, përfitojmë edhe petka për veshje e për shtroje siç është leshi i deleve, fijet e qimeve të deveve dhe leshi më i egër i dhive. Në ditën e gjykimit do të dëshmojë secili pejgamber për popullin të cilit i ka qenë dërguar, e Muhammedi do të dëshmojë së pari për arabët, të cilët e refuzuan, e mandej për të gjithë popujt, ngase është i vetmi pejgamber i dërguar për mbarë njerëzimin dhe për kohë të pakufizuar deri në kijamet. Kur'ani është sqarues për çdo send që i nevojitet njeriut në fë, në sjellje, në jetë etj., por shpjegimet e Kur'anit janë shpjegime në mënyrë të përgjithshme, e shpjegimet e çështjeve në detaje janë,
Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë), për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e Allahut, e ju do të keni dënim të madh.
95
Mos e shitni besën e dhënë Allahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni tek Allahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
96
Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është tek Allahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
97
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
98
Kur të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut prej djallit të mallkuar.
99
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
100
Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata, që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
101
Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e Allahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: “Ti (Muhamed) je vetëm trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
102
Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për muslimanët.
Komentimi
obligim i Pejgamberit: “Ve ma atakumur resulu f'ehudhu...”, i ixhmait: “Ve jetetebië gajre sebilil mumininë...”, i kijasit - analogjisë: “Fa'tebiru ja ulil ebsar...” Këto udhëzime të Kur'anit vërtetojnë për katër institucionet e sheriatit, prandaj nuk mbetet vend për thëniet e disave, të cilët thanë së pasi që Kur'ani është sqarues për çdo send, nuk ka nevojë për synet, për ixhma dhe për kijasë. Ajeti i nëntëdhjetë në këtë kaptinë është ajeti me përmbledhje më të gjerë në tërë Kur'anin, përsa i përket etikës së nevojshme e të domosdoshme për njeriun, ngase urdhëron për çdo të mirë e ndalon nga çdo e keqe. Për arsye të domethënies së tij aq të gjerë, dijetarët islamë e panë të nevojshëm leximin e tij para publikut për çdo ditë të xhumasë në fund të hytbes.
Betimet e dhëna dhe të përforcuara me emër të Allahut, nuk bën të thyhen. Disa nga fiset arabe pasi që kishin lidhur besën me një fis tjetër, e thyenin atë besë kur gjenin rast të lidhnin besën me një fis tjetër më të madh e më të fortë, pra e thyenin besën e dhënë myslimanëve pse ishin më pak, kurse lidhnin me të tjerët që ishin më shumë, Paska qenë një grua e marrë në Mekë, e cila tjerrin që e kishte dredhur gjatë tërë ditës e prishte në mbrëmje. Zoti i krahason ata që e thyejnë besën me atë grua të marrë. Të humbur mbesin ata të cilët nuk duan t'i pranojnë mësimet e Kur'anit. Myslimanëve u tërhiqet vërejtja për pasojat e thyerjes së betimit, të cilat do të ndikojnë në ftohje ndaj islamizmit, nëse myslimani është i tillë që nuk e mban besën. Pra kjo është ajo rrëshqitja në gabim.
Ne e dimë shumë mirë, se ata thonë: “Atë (Muhamedin) është duke e mësuar një njeri!” Mirëpo gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
104
S’ka dyshim, se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kuranit) e Allahut, ata nuk i drejton Allahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
105
Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata, që nuk i besojnë argumentet e Allahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
106
Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga Allahu dhe ata kanë një dënim të madh.
107
Këtë (dënim të madh), sepse ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote, se sa jetën e botës tjetër, e Allahu nuk i udhëzon njerëzit jobesimtarë.
108
Të tillët janë ata, që Allahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
109
Është e vërtetë, se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
110
Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s’ka dyshim se Zoti yt atyre do t’ua falë dhe do t’i mëshirojë (Ai është që fal, është Mëshirues i madh).
Komentimi
Besën e dhënë Allahut dhe të dërguarit të Tij nuk duhet ndërruar për ndonjë fitim të kësaj bote, ngase të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme, janë të përkohshme, kurse të mirat në botën tjetër janë të përjetshme. Vepra e mirë, e atij që është besimtar, është garanci për një jetë të kënaqur edhe gjatë kësaj jete. Para Zotit shpërblehet njësoj vepra e mashkullit dhe e femrës. Vesvesja e shejtanit është ndikuese në zemrat e njerëzve, andaj për të qenë zemra e atij që do të lexojë Kur'an e mbrojtur prej vesveses, nevojitet kërkuar mbrojtjen e Zotit, duke thënë: Eudhu bil lahi minesh-shejtanir raxhim. Zëvendësimi ose ndërrimi i ndonjë ajeti me një ajet tjetër është çështje, e cila i preokupoi mjaft shumë dijetarët islamë. Thuhet se zëvendësimi i një dispozite me një tjetër, është sikurse ndërrimi i barit, i ilaçit gjatë mjekimit të ndonjë sëmundjeje, Shumica dërmuese e dijetarëve islamë janë të mendimit se pati abrogim - nes-hun, në Kur'an. Disa të tjerë, të cilët edhe unë i përkrah, janë të mendimit se nuk ka pasur as nuk duhet të jetë bërë ndonjë zëvendësim. Allahu e di më së mirit
Për shkak të zëvendësimit të ndonjë ajeti me ndonjë tjetër, jobesimtarët shfrytëzuan rastin dhe i thanë Muhammedit se është duke i trilluar këto thënie, sepse nuk janë shpallje e Zotit. Për t'iu kundërvënë thënies së tyre Kur'ani vërteton se këtë e sjell të sigurt e të ruajtur nga Zoti i
293
يَومَ تَأتى كُلُّ نَفسٍ تُجٰدِلُ عَن نَفسِها وَتُوَفّىٰ كُلُّ نَفسٍ ما عَمِلَت وَهُم لا يُظلَمونَ
وَعَلَى الَّذينَ هادوا حَرَّمنا ما قَصَصنا عَلَيكَ مِن قَبلُ وَما ظَلَمنٰهُم وَلٰكِن كانوا أَنفُسَهُم يَظلِمونَ
١١٨
111
(Përkujto) Ditën që vjen kur çdo njeri do të përpiqet për vetveten dhe çdo njeriu do t’i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejtësi.
112
Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim), që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Allahu, për shkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
113
Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i kapi dënimi, se ishin zullumqarë.
114
E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha Allahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e Allahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
115
Ai ua ndaloi juve vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të Allahut. E kush detyrohet (t’i hajë), duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), Allahu fal dhe është Mëshirues i madh.
116
Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall, e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.
117
Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
118
E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i patën bërë vetes padrejtësi.
Komentimi
madhëruar, engjëlli më i madh, Xhibril. Rreth njeriut për të cilin supozonin idhujtarët se është duke e mësuar Muhammedin, ka shumë variante. Thoshin për njëfarë Xhibrilin, një rob që kishte qenë i krishterë, e kishte pranuar islamizmin, megjithatë ai ishte analfabet dhe nuk ishte arab. Thoshin për njëfarë Ajishin, për njëfarë Bel'amin, për njëfarë Adasin, për Selman farisiun etj. Të gjithë këta të përmendur nuk ishin arabë, madje nuk dinin shkrim-lexim. Selmani madje nuk kishte qenë fare në Mekë. Këto, pra, ishin shpifje e me qëllim të zhvlerësimit të Kur'anit, gjoja se nuk është i shpallur prej Zotit. Të mbeturit në humbje janë ata që nuk deshën ta pranojnë udhëzimin e Zotit të shpallur në Kur'an, e pas këtij udhëzimi, Allahu nuk i udhëzon më. Tradhtarët, murtedët janë njerëzit më të urrejtur, por nuk ka raste që besimtari mysliman ta ndërrojë fenë, edhe pas shumë mundimeve të rënda. Kështu bënë Sumeja dhe bashkëshorti i saj Jaseri, dëshmorët e parë të fesë islame. U torturuan, u munduan dhe më në fund edhe u mbytën për hir të fesë. Djalin e tyre e zunë idhujtarët mekas dhe e munduan në mënyra të ndryshme deri se ai, prej mundimeve të padurueshme pohoi me gojë mosbesimin. Njerëzit dëgjuan dhe filluan të flasin se Amari e ndërroi fenë, dëgjoi edhe Pejgamberi, por me mish e me gjak”. Amari erdhi te Pejgamberi duke qarë, i tregoi rastin, e Pejgamberi e pyeti: “Sie kishe zemrën)” Ai tha: “Plot imanë”. Pejgamberi i tha: “Shko, nëse të ndodhë, ti prap bën ashtu..:” Ky ajet ka zbritur rreth Amarit.
Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është Shumë falës dhe Mëshirues i madh.
120
Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
121
(ishte) Falënderues për të mirat e Tij. Ai (Allahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
122
Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
123
Pastaj ty të shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi, as i krishterë).
124
E shtuna (festimi ose belaja e saj) iu është përcaktuar vetëm atyre, që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në Ditën e Gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
125
Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai, që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
126
Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
127
Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
128
S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave), dhe me ata që janë bamirës.
Komentimi
£ Në ditën e gjykimit secili njeri do të jetë i angazhuar vetëm me çështjen e vet, e nuk i bie ndërmend për askë tjetër. Nëse njerëzit nuk ua dinë vlerën të mirave që ua ka dhuruar Allahu, por i keqpërdorin, i përbuzin, ata do të mbeten pa to, do t'u shndërrohet gjendja e mirë në të keqe, siç ka ngjarë me popullin e atij vendi për të cilin na tregon ajeti. Allahu caktoi ushqimet e lejuara dhe ato të ndaluara, prandaj nuk ka nevojë të përdoren të ndaluarat kur janë të lejuarat. Allahu u fal mëkatin atyre që nga ndonjë arsye e drejtë detyrohen të hanë atë të ndaluaren sa për të shpëtuar jetën, por nuk u fal mëkatin atyre që nga vetvetja shpallin ndonjë ushqim të lejuar ose të ndaluar dhe ia mveshin gjoja se është prej Zotit.
Ma uhil-le li gajril-tahi” është për qëllim publikimi i therjes së ndonjë kafshe për diçka tjetër, e jo për Allahun. Shpirti i gjallesës nuk bën të flijohet për ndonjë tjetër, pos për Krijuesin e atij shpirtit, për Zotin. Shpirti i kafshës nuk mund t'i falet askujt. Mund t'i falet thevabi i therjes për hir të Allahut, ndonjë tjetri, siç është çështja e Kurbanit për të vdekurit, pra nuk duhet thënë po e theri këtë kafshë për filanin e fistekun, por për Allahun, e thevabin po ia bëj hedije filanit. Ky ajet është paraqitur në katër vende në Kur'an. ££ Ibrahimi ishte një '“'ymmet”” - një popull: ngase të gjitha virtytet e mira e të dobishme ishin të grumbulluara tek ai: ngase në atë kohë nuk pati besimtarë të drejtë pos tij, andaj ai përfaqësonte një popull me besim të drejtë, siç ka thënë Pejgamberi për Zejd bin Amir bin Noufel: “Allahu
295
Komentimi
do ta ringjallë vetëm atë, një popull”; pse vetëm ai ishte larguar prej injorantëve, ngaqë ishte dijetari dhe mësuesi më i madh i fesë së drejtë. Belaja e të shtunës ndodhi në kohën e Davudit, kur të padëgjueshmit i shndërroi Zoti në majmunë. Festa e së shtunës nuk ishte ndonjë kremte fetare, por u përcaktua si masë ndëshkuese kundër jehudive, që kundërshtoheshin rreth çështjeve fetare, prandaj u ndaluan të gjuajnë peshq të shtunën. Urdhri i Zotit drejtuar Muhamedit a.s., e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve, që t’i thërrasë njerëzit në fe me urtësi, mençuri, me butësi dhe të zhvillojë dialog me kundërshtarët në mënyrën më të mirë, me argumente të qarta e me fjalë të buta është argumenti më i fortë, se Feja Islame nuk e ka për parim dhunën, siç përpiqen disa injorantë edhe tendenciozë t’ia shpifin atë. Hakmarrja e përmendur në këtë ajet, sipas mendimit të komentatorëve të Kuranit ka pasur të bëjë rreth hakmarrjes për dëshmorin më të madh, rreth Hamzës. Pejgamberi a.s. ka qenë shumë i prekur për masakrimin që i bënë kufomës së Hamzës, ndoshta i shkoi mendja të hakmerret shumëfish, por Zoti e orientoi, duke i thënë: Nuk bën të kalohet masa, edhe më mirë është të falet fajtori. Me ndihmën e Zotit xh. sh., përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “En Nahlu”. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!