Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
12
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
13
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën, që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë,
14
dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!”
15
Megjithëse (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tillë njëmend është mohues i hapët.
16
A mos Ai nga ato që krijoi për vete përcaktoi vajza, kurse juve ju dalloi me djem?
17
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë, që ia pat përshkruar të Gjithëmëshirshmit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma.
18
A, atë që rritet me stoli e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)!
19
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezantuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
20
Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”.
21
A mos iu kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kuranit), e ata i përmbahen atij?
22
Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe po vazhdojmë gjurmëve të tyre”.
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.
24
Ai tha: “A edhe nëse iu kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”
25
Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve.
26
(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
27
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”
28
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
29
Por Unë iu dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk iu erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
30
Po, kur u erdhi atyre e vërteta ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk i besojmë!”
31
Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kuran një njeriu të madh nga dy qytete?”
32
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme, se ajo që ata grumbullojnë.
33
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të ktheheshin në mosbesim, Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi, si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin,
Komentimi
Zoti xh. sh. betohet në Kur'anin, i cili në rrethin më të lartë të engjëjve gëzon një famë të madhe dhe që në Levhi Mahfudh ka autoritet të lartë, ashtu që do të duhej ta madhërojnë e çmojnë edhe banuesit e tokës, e nëse disa prej tyre e refuzojnë dhe e konsiderojnë gënjeshtër, ai qëndrim i tyre nuk ndikon në mëshirën e Zotit, i cili nuk ndërpreu këshillat dhe udhëzimet, por gjithnjë i thirri në rrugën e hajrit. Edhe idhujtarët e dinin se Zoti i krijoi qiejt e tokën, se Ai u bëri të mundshme jetën në tokë, u fali shi dhe ngjalli bimët, krijoi të gjitha llojet e krijesave të të dy gjinive, por nga mendjelehtësia e tyre lutnin dhe sende të tjera pos Tij. Besimtarët porositen që në shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit, kur të hipin në ndonjë mjet udhëtimi, duhet ta thonë këtë shprehje ““Subhanel ledhi...” deri te “munkalibunë”. Në kohën e injorancës, ndër idhujtarët arabë, vajzat ishin të urrejtura, e megjithatë, ata thoshin për engjëjt se janë të gjinisë femërore dhe se janë fëmijë të Zotit. Madje, ndiqnin adetet e shëmtuara të të parëve të tyre, e nuk orientoheshin me mësimet e Kur'anit. Si fajtorë kryesorë për refuzimin e mësimeve, që u sillnin pejgamberët nga ana e Zotit, ishin pasanikët, që ishin të mësuar të jetonin të shfrenuar nga çdo rregull e normë morale, por gjithnjë e vuajtën ndëshkimin që e merituan.
e edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi, edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin,
35
edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.
36
Kush mbyll sytë para këshillave të të Gjithëmëshirshmit atij ia shoqërojmë një djall, që nuk i ndahet kurrë.
37
E ata (djajtë) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.
38
E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!”
39
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.
40
A mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhri, ose ta drejtosh të verbrin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?
41
E nëse të tërheqim ty (ta marrim jetën ose të shpërngulim), Ne patjetër do t'u hakmerremi atyre.
42
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që Ne iu premtuam (dënimin), sepse Ne kemi fuqi kundër tyre.
43
Prandaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.
44
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
45
E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të Gjithëmëshirshmit të adhurohen zota të tjerë?
46
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: “Unë jam i Dërguari i Zotit të gjithësisë!"
47
E kur ua solli ai argumentet Tona ata u tallën me to.
Komentimi
£ Ibrahimi ishte ai që u largua prej adhurimit të idhujve, e besoi dhe e adhuroi një Zot të vetëm, Allahun, dhe besimi i tij mbeti i përjetshëm për pasardhësit e tij: mirëpo, mekasit edhe pse ishin pasardhës të Ibrahimit, u mashtruan, u dhanë pas kënaqësive të kësaj bote dhe iu shmangën besimit të drejtë. Madje, edhe kur u erdhi e vërteta, Kur'ani dhe pejgamberi, ata e quajtën magji. Ata vajtën dhe më larg dhe supozuan se Kur'ani do të duhej t'i zbritej ndonjë njeriu të madh, të autoritetshëm, Velid ibni Mugires nga Meka, ose Urve bin Mes'ud Thekafiut nga Taifi, e jo Muhammedit jetim e varfanjakt Gjithnjë ka qenë (dhe është) mendimi i të padijshëmve se i madh është ai që ka pasuri e famë, ndërsa te njerëzit e dijshëm i madh është ai shpirtpastri, shpirtlarti, e kush ishte më shpirtlartë se Muhammedi” Prandaj, Zoti refuzon atë bindje të gabuar të tyre e u thotë: A ju do të caktoni se kush do të duhej të jetë pejgamber, a nuk e dini se Ne e bëjmë edhe përcaktimin e çështjeve që nuk kanë aq shumë rëndësi, siç është çështja e pasurisë në këtë jetë dhe e varfërisë, a menduat se çështjen më të rëndësishme, pejgamberllëkun do ta lëmë në duar të tjetërkujt) Ne kemi përcaktuar që dikush të jetë i pasur, dikush i mesëm e dikush i varfër për hir të ekuilibrit të jetës së bashkësisë njerëzore, përndryshe do të paralizohej jeta sikur të gjithë të ishin të pasur apo të gjithë të varfër.
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mrekulli (ndëshkuese), që nuk ishin më të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam, në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin.
49
Dhe ata thanë: “O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd sipas besës që ta ka dhënë (të na e largojë dënimin), se ne po besojmë!”
50
E kur ua hoqëm atyre dënimin, ja, ata e thyen besën.
51
Ndërsa faraoni thirri popullin e vet e i tha: “O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve, që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?"
52
Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet!
53
Përse nuk i janë vënë atij bylyzykë ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues?
54
Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar.
55
Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë.
56
Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët.
57
Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes ata brohoritën.
58
Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatërrestarë.
59
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm, si përvojë për Beni Israilët.
60
Po sikur të duam Ne do të bënim prej jush engjëj, që do t'ju zëvendësonin në tokë.
Komentimi
Këtë ligj të Zotit mund ta vërejmë te i dobëti, te jo i shkathëti, te jo oratori, por edhe te ai i pasuri ei forti, te i shkathëti, te oratori etj. Zoti ka mundësi t'i bëjë të pasur pa masë ata që nuk besojnë, por në atë mosbesim do të lakmonin edhe të tjerët për hir të pasurisë, ka mundësi t'i bëjë të pasur pa masë ata që besojnë dhe njerëzit të lakmojnë në besim për hir të pasurisë e të bëhen të gjithë besimtarë, por besimi i tillë do të ishte formalitet, hipokrizi. Prandaj, mbetet e drejtë ajo siç e ka caktuar Zoti, e jo si mendojnë njerëzit. Njeriun, që ua kthen shpinën mësimeve të Zotit, e shoqëron dreqi, e mashtron e mëson mbrapsht e në ditën e kijametit do ta shohë gabimin e vet, gabimin e shoqërisë së keqe, e cila nuk do t'i ndihmojë fare në lehtësimin e vuajtjeve. Besimi në një Zot ka qenë mësim i të gjithë pejgamberëve, andaj, Muhammedit i thuhet t'i përmbahet Kur'anit, i cili ia rrit famën atij dhe atyre që e përqafojnë.
E ai (Isai) është parashenjë e Momentit (e Kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë.
62
E të mos ju pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët.
63
Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t’ua sqaroj atë pjesë, që e kundërshtonit, pra kini frikë Allahun dhe më respektoni mua!
64
S’ka dyshim, Allahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!”
65
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i Ditës së Dhembshme.
66
Nuk presin tjetër ato (grupe) përveç Katastrofës, t'u vijë befas duke mos e hetuar fare.
67
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.
68
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit iu thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!”
69
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë.
70
Hyni në xhenet ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!
71
Atyre iu shërbejnë me enë e gastare ari, aty do të kenë çka t’iu dëshirojë shpirti dhe t’iu kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.
72
E ky është xheneti, që iu është dhënë për atë që keni punuar.
73
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.
Komentimi
£ Tregimi rreth Musait dhe rreth faraonit, jep shenjë se burimi i urrejtjes dhe i arrogancës është i njëjtë. Idhujtarët mekas kërkonin një njeri të madh për pejgamber, e faraoni krenohej me pasuri e pushtet dhe nuk pranonte rrugën e drejtë, që ia ofronte Musai. Faraoni përqeshte Musain pse nuk ishte orator i mirë dhe pse nuk ishte i stolisur me ar si stoliseshin sunduesit e tyre, madje edhe pse nuk kishin ardhur me të edhe engjëj. Kur'ani u tha beni israilëve se Isai është shembull në virtyte e në sjellje dhe si i tillë, arriti gradën më të lartë kur Zoti e zgjodhi për pejgamber. Ai nuk ishte djalë i Zotit, por rob i Tij, sikurse edhe robërit e tjerë, Kur u tha Kur'ani idhujtarëve e paganëve se: Ju dhe çka adhuroni pos Allahut, jeni lëndë e zjarrit të xhehenemit - ata nga gëzimi bërtitën dhe brohoritën, pse menduan se edhe Isai është në të njëjtën pozitë me zotat e tyre. Në të vërtetë, kur shpalli Kur'ani se të gjithë të adhuruarit, pos Allahut, do të jenë lëndë e zjarrit, idhujtarët thanë: “A është fjala vetëm për idhujt tanë, që ne i adhurojmë, apo edhe për të gjithë të adhuruarit e tjerë2”' Pejgamberi u tha: “Të gjithë”. Atëherë ata thanë: “Të krishterët e adhurojnë Isain, jehuditë Uzejrin, disa fise adhurojnë engjëjt pra derisa edhe këta do të jenë në xhehenem, le të jenë edhe zotat tanël7 Në një moment Pejgamberi heshti,e ata menduan se e mundën me fakte, atëherë u shpall ajeti: 101, kaptina Enbija. Idhujtarët nuk e kuptuan edhe shprehjen e Kur'anit “ma” - çka dhe “men” - kush. Kur'ani vërtetoi se Isai ishte pejgmaber i Zotit dhe se ishte si shenjë paralajmëruese për afërsinë e katastrofës së përgjithshme të kësaj bote. E vetë Isai i thirri njerëzit në besimin e drejtë, në Allahun.
وَقيلِهِ يٰرَبِّ إِنَّ هٰؤُلاءِ قَومٌ لا يُؤمِنونَ
٨٨
فَاصفَح عَنهُم وَقُل سَلٰمٌ فَسَوفَ يَعلَمونَ
٨٩
74
Ndërkaq kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehenemit.
75
Atyre as nuk iu lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.
76
Ne nuk iu bëmë atyre padrejtësi, por ata i kanë bërë padrejtësi vetes.
77
Dhe ata thërrasin: “O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai thotë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!”
78
Ne iu patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.
79
A mos vendosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhamedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojmë).
80
A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës), që janë pranë tyre shkruajnë.
81
Thuaj: “Sikur i Gjithëmëshirshmi (Allahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!”
82
Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
83
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që iu është përcaktuar.
84
Ai është, që në qiell është i adhuruar dhe në tokë është i adhuruar, Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi.
85
I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e Kijametit dhe tek Ai ktheheni.
86
Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
87
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “Allahu!” E si pra, i kthejnë shpinën?
88
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhamedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!”
89
(E Zoti iu përgjigj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: “Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!”
Komentimi
Edhe pse Isai mësoi se ishte rob dhe pejgamber i Zotit një, ithtarët pas tij u përçanë, pse disa menduan drejt, për Isain si rob dhe i dërguar i Zotit, disa thanë për të se është zot. Të gjithë të shoqëruarit në këtë jetë të dynjasë për qëllime të interesit, do të jenë armiq ndaj njëri-tjetrit në ditën e gjykimit, përveç atyre që u miqësuan për hir dhe në rrugën e Zotit. Malik quhet kryeroja e zjarrit të xhehenemit. Atij i luten ata të xhehenemit që t'ua lehtësojë sadopak vuajtjet, por lutja nuk u pranohet. Të vërtetën e dëshmuan: Isai, Uzejri dhe engjëjt, këta mund të bëjnë shefaat me lejen e Zotit, edhe pse dikush i adhuroi pa vend. Me ndihmën e Zotit, të madhëruar, përfundoi përkthimi dhe komentimi i Suretuz Zuhruf. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruari