Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالعَصرِ
إِنَّ الإِنسٰنَ لَفى خُسرٍ
إِلَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَتَواصَوا بِالحَقِّ وَتَواصَوا بِالصَّبرِ
Betohem në kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt,
me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Zoti xh. sh. betohet në kohën që është gjëja më e çmueshme për njeriun, nëse e shfrytëzon atë si duhet. Është këshilluesi më i mirë që të jep mësim se si i dobëti dhe i ligu me angazhimin e tij në punë, në dituri, arriti të bëhet më i fortë, dhe më i lartë ndërsa ai që ishte i fortë e i lartë, me përtacinë e tij, u bë më i dobëti. Koha është përplot ndodhi e ngjarje të çuditshme, njerëz të mëdhenj humbin vlerën, njerëzit e panjohur arrijnë famë, pasanikët varfërohen, të varfërit pasurohen, e kështu me radhë në të gjitha fushat e jetës, andaj duhet marrë mësim që të mos humbim e të dështojmë në këtë jetë. Nuk është i humbur ai që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, sepse ai e ka ditur se kjo jetë është kalimtare, as e mira e as e keqja nuk janë të përhershme, andaj nuk është mashtruar pas dëshirave që rrënojnë njerëzinë e njeriut, është ruajtur dhe ka qenë i matur në të gjitha rastet e gjendjet. Nuk janë të humbur edhe njerëzit që mësojnë njëri-tjetrin për punë të mbara, për drejtësi, për njohje të Krijuesit fuqiplotë. Kurrë nuk janë të humbur as ata që njëri-tjetrin e këshillojnë të jenë të durueshëm në vështirësi e mundime, në zbatimin e urdhërave të Zotit, në largimin prej punëve të këqija e të ndyra.
Tanzil Project