Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الر تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ وَقُرءانٍ مُبينٍ
رُبَما يَوَدُّ الَّذينَ كَفَروا لَو كانوا مُسلِمينَ
ذَرهُم يَأكُلوا وَيَتَمَتَّعوا وَيُلهِهِمُ الأَمَلُ فَسَوفَ يَعلَمونَ
وَما أَهلَكنا مِن قَريَةٍ إِلّا وَلَها كِتابٌ مَعلومٌ
ما تَسبِقُ مِن أُمَّةٍ أَجَلَها وَما يَستَـٔخِرونَ
وَقالوا يٰأَيُّهَا الَّذى نُزِّلَ عَلَيهِ الذِّكرُ إِنَّكَ لَمَجنونٌ
لَو ما تَأتينا بِالمَلٰئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ الصّٰدِقينَ
ما نُنَزِّلُ المَلٰئِكَةَ إِلّا بِالحَقِّ وَما كانوا إِذًا مُنظَرينَ
إِنّا نَحنُ نَزَّلنَا الذِّكرَ وَإِنّا لَهُ لَحٰفِظونَ
وَلَقَد أَرسَلنا مِن قَبلِكَ فى شِيَعِ الأَوَّلينَ
وَما يَأتيهِم مِن رَسولٍ إِلّا كانوا بِهِ يَستَهزِءونَ
كَذٰلِكَ نَسلُكُهُ فى قُلوبِ المُجرِمينَ
لا يُؤمِنونَ بِهِ وَقَد خَلَت سُنَّةُ الأَوَّلينَ
وَلَو فَتَحنا عَلَيهِم بابًا مِنَ السَّماءِ فَظَلّوا فيهِ يَعرُجونَ
لَقالوا إِنَّما سُكِّرَت أَبصٰرُنا بَل نَحنُ قَومٌ مَسحورونَ
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kuranit të plotkuptueshëm.
Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
Lëri (Muhamed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet, e as ta shtyjë për më vonë.
Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall përkujtimi (Kurani), me të vërtetë ti je i çmendur!”
Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë), nëse je i sinqertë?
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit), dhe atëherë ata nuk afatizohen.
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
Ne përpara teje kemi çuar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
E atyre nuk iu erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
Ata nuk e besojnë atë (Kuranin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t’i shihnin engjëjt e fshehtësitë),
ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalur sytë (shikimi). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur”.
Ne këto ajete është përmendur emri: libër, (kitab), dhikër (përkujtim), që ka për qëllim Kur'anin. Ata që mohuan të vërtetën e ardhur nga Zoti, që e mohuan Kur'anin dhe Muhammedin, do të pendohen në këtë botë dhe në botën tjetër, përse nuk e pranuan fenë islame. Idhujtarët mekas u penduan kur e përjetuan triumfin e myslimanëve dhe lakmuan të kishin qenë edhe ata myslimanë. Por, lakmia për të qenë mysliman do të jetë më e madhe në momentin e vdekjes, kur u zbulohet e vërteta dhe e shohin veten se kanë qenë në iluzione, e sipas të gjitha gjasave, dëshira për të qenë mysliman do të vijë në shprehje më të theksuar, kur disa besimtarë, mëkatarë të mëdhenj, do të qëndrojnë për një kohë në xhehenem së bashku me mosbesimtarët dhe në shenjë talljeje atyre do t'u thuhet nga ana e jobesimtarëve: Ç'ju vlejti juve që ishit besimtarë, a shihni se edhe ju digjeni bashkë me ne në zjarr” Atëherë do të pasojë urdhëri i Allahut: Kush pati një grimë besimi të nxirret prej xhehenemit e të dërgohet në xhennet. Atëherë jobesimtarët do të thonë: Ah, sikur të kishim qenë myslimanë...7 Muhammedit i thuhet që të mos dëshprohet nëse ata tallen me të. Ata janë tallur edhe me të it e tjerë, pse të thonë je i çmendur, pse kërkojnë t'ju vijnë engjëj etj. Caktimi i dënimit të tyre është i paraparë dhe kur të vijë ai afat, nuk mund ta shtyej askush. Zoti i dërgon engjëjt
Tanzil Project