Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
قُل يٰأَيُّهَا الكٰفِرونَ
لا أَعبُدُ ما تَعبُدونَ
وَلا أَنتُم عٰبِدونَ ما أَعبُدُ
وَلا أَنا۠ عابِدٌ ما عَبَدتُم
وَلا أَنتُم عٰبِدونَ ما أَعبُدُ
لَكُم دينُكُم وَلِىَ دينِ
Thuaj: “O ju jobesimtarë!
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
As ju nuk jeni adhurues të Atij, që unë e adhuroj!
Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij, që unë e adhuroj!
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
Kjo sure quhet edhe Beraetun që do të thotë: shkëputje e çdo lloj lidhmërie mes atyre që adhurojnë idhuj dhe myslimanëve që adhurojnë të vetmin Zot Krijues. Idhujtarët u përpoqën në të gjitha mënyrat t'i ofrojnë Muhammedit gjithçka, vetëm e vetëm që ai të mos asgjësojë zotat € tyre,të mos zbulojë atë nivel aq të ulët të tyre, kur adhuronin sende të ngurta, por kjo sure u dha të kuptojnë qartë se të adhuruarit e tyre dhe i adhuruari i Muhammedit dhe i besimtarëve të tij, kurrë nuk mund të jenë të një niveli, nuk do të ketë pajtim rreth adhurimit as në momentin € tashëm, as në të ardhmen, andaj edhe për hirë të përforcimit të një bindjeje të tillë të besimtarëve në krye me Muhammedin, përsëritet ajeti. Edhe pse duket se idhujtarëve u pranohet të qëndrojnë në fenë e tyre, sureja që vjen pas kësaj u jep të kuptojnë, se ajo fë e tyre do të vazhdojë derisa të vijë ndihma e Zotit, e kur të vijë ajo, atëherë nuk do të mbetet si fë ekzistuese. Falënderoj Allahun e madhëruar ““
Tanzil Project