Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يُسَبِّحُ لِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ المَلِكِ القُدّوسِ العَزيزِ الحَكيمِ
هُوَ الَّذى بَعَثَ فِى الأُمِّيّـۧنَ رَسولًا مِنهُم يَتلوا عَلَيهِم ءايٰتِهِ وَيُزَكّيهِم وَيُعَلِّمُهُمُ الكِتٰبَ وَالحِكمَةَ وَإِن كانوا مِن قَبلُ لَفى ضَلٰلٍ مُبينٍ
وَءاخَرينَ مِنهُم لَمّا يَلحَقوا بِهِم وَهُوَ العَزيزُ الحَكيمُ
ذٰلِكَ فَضلُ اللَّهِ يُؤتيهِ مَن يَشاءُ وَاللَّهُ ذُو الفَضلِ العَظيمِ
مَثَلُ الَّذينَ حُمِّلُوا التَّورىٰةَ ثُمَّ لَم يَحمِلوها كَمَثَلِ الحِمارِ يَحمِلُ أَسفارًا بِئسَ مَثَلُ القَومِ الَّذينَ كَذَّبوا بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَاللَّهُ لا يَهدِى القَومَ الظّٰلِمينَ
قُل يٰأَيُّهَا الَّذينَ هادوا إِن زَعَمتُم أَنَّكُم أَولِياءُ لِلَّهِ مِن دونِ النّاسِ فَتَمَنَّوُا المَوتَ إِن كُنتُم صٰدِقينَ
وَلا يَتَمَنَّونَهُ أَبَدًا بِما قَدَّمَت أَيديهِم وَاللَّهُ عَليمٌ بِالظّٰلِمينَ
قُل إِنَّ المَوتَ الَّذى تَفِرّونَ مِنهُ فَإِنَّهُ مُلٰقيكُم ثُمَّ تُرَدّونَ إِلىٰ عٰلِمِ الغَيبِ وَالشَّهٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِما كُنتُم تَعمَلونَ
Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih Allahun, Sunduesin, të Pastrin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
Ai është që arabëve të pashkolluar iu dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre, që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
(U dërgoi) edhe të tjerëve, që nuk i arritën ata, Ai është Ngadhënjyesi, më i Urti.
Kjo është mirësi e Allahut, që ia jep atij që do, e Allahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit, që i përgënjeshtroi ajetet e Allahut, e Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
Thuaj: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e Allahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”.
Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që punuan me duart e veta, e Allahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
Thuaj: “S’ka dyshim, se vdekja prej së cilës po ikni ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
Tesbihi i çdo gjëje që është në qiej e në tokë, këtu në këtë sure është shprehur me trajtat e foljes së kohës së tashme e të ardhshme, që jep të kuptohet se madhërimi ndaj Zotit është i pandërprerë. Ndër arabë, para shpalljes islame të fundit, mbretëronte gjendja e analfabetizmit, andaj arabët quheshin ummijjinë. Zoti i nderoi arabët, kur nga mesi i tyre dërgoi Pejgamberin që t'ua lexonte Kur'anin, t'i pastronte prej ndytësisë idhujtarë, ua mësonte çështjet e fesë - sheriatit islam. Dërgimi i Pejgamberit, mësimet dhe pastërtinë që e bëri ai, u shërbejnë edhe të tjerëve që do të vijnë pas tyre e deri në kijamet. Jehuditë, të cilët e patën librin e Allahut, Tevratin, që e lexuan dhe e ditën çka përmbante ai lidhur me ardhjen e Muhammedit pejgamber, nuk iu përmbajtën, andaj nuk patën kurrfarë dobie prej leximit të tij, ashtu si gomari që nuk ka kurrfarë dobie prej barrës së librave që i bart. Kështu aludohet për të gjithë ata që nuk i përmbahen dispozitave të librit të shpallur. Jehuditë pretendonin se ishin popull më i afërt dhe më i dashur i Zotit, prandaj do të ishte e arsyeshme që ata ta dëshironin më së forti vdekjen, sepse ajo do t'u mundësonte shkuarjen sa më shpejt te i afërmi e i dashuri. Mirëpo, duke e ditur gabimin e tyre që e bënë kundër Muhammedit, të cilin nuk e pranuan, ndonëse ishin të paralajmëruar edhe në Tevrat, nuk donin të vdisnin fare, por asaj nuk mund t'i ikin, e as nuk mund t'i ikin përgjegjësisë para Zotit.
Tanzil Project