Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
طس تِلكَ ءايٰتُ القُرءانِ وَكِتابٍ مُبينٍ
هُدًى وَبُشرىٰ لِلمُؤمِنينَ
الَّذينَ يُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَيُؤتونَ الزَّكوٰةَ وَهُم بِالـٔاخِرَةِ هُم يوقِنونَ
إِنَّ الَّذينَ لا يُؤمِنونَ بِالـٔاخِرَةِ زَيَّنّا لَهُم أَعمٰلَهُم فَهُم يَعمَهونَ
أُولٰئِكَ الَّذينَ لَهُم سوءُ العَذابِ وَهُم فِى الـٔاخِرَةِ هُمُ الأَخسَرونَ
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى القُرءانَ مِن لَدُن حَكيمٍ عَليمٍ
إِذ قالَ موسىٰ لِأَهلِهِ إِنّى ءانَستُ نارًا سَـٔاتيكُم مِنها بِخَبَرٍ أَو ءاتيكُم بِشِهابٍ قَبَسٍ لَعَلَّكُم تَصطَلونَ
فَلَمّا جاءَها نودِىَ أَن بورِكَ مَن فِى النّارِ وَمَن حَولَها وَسُبحٰنَ اللَّهِ رَبِّ العٰلَمينَ
يٰموسىٰ إِنَّهُ أَنَا اللَّهُ العَزيزُ الحَكيمُ
وَأَلقِ عَصاكَ فَلَمّا رَءاها تَهتَزُّ كَأَنَّها جانٌّ وَلّىٰ مُدبِرًا وَلَم يُعَقِّب يٰموسىٰ لا تَخَف إِنّى لا يَخافُ لَدَىَّ المُرسَلونَ
إِلّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسنًا بَعدَ سوءٍ فَإِنّى غَفورٌ رَحيمٌ
وَأَدخِل يَدَكَ فى جَيبِكَ تَخرُج بَيضاءَ مِن غَيرِ سوءٍ فى تِسعِ ءايٰتٍ إِلىٰ فِرعَونَ وَقَومِهِ إِنَّهُم كانوا قَومًا فٰسِقينَ
فَلَمّا جاءَتهُم ءايٰتُنا مُبصِرَةً قالوا هٰذا سِحرٌ مُبينٌ
Ta, Sin. Këto janë ajete të Kuranit dhe të librit të kuptueshëm.
Janë udhërrëfyes dhe përgëzim për besimtarët,
të cilët e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
E atyre, që nuk besojnë botën e ardhme Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
Të tillët janë ata, që iu takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
E s’ka dyshim, se ti (Muhamed) e pranon Kuranin nga i Urti, i Gjithëdijshmi.
(Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: “Unë e pashë një zjarr, e nga ai do t’ju sjell ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur, që të ngroheni".
E kur arriti tek ai u thirr: “I bekuar është ai në zjarr dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është Allahu, Zot i botëve!
O Musa, në të vërtetë Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti.
E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso, se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet), e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s’ka dyshim, se Unë jam që fal shumë dhe jam Mëshirues i madh.
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
E kur iu erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo pa dyshim është magji!”
Tanzil Project