Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
وَالصّٰفّٰتِ صَفًّا
فَالزّٰجِرٰتِ زَجرًا
فَالتّٰلِيٰتِ ذِكرًا
إِنَّ إِلٰهَكُم لَوٰحِدٌ
رَبُّ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَما بَينَهُما وَرَبُّ المَشٰرِقِ
إِنّا زَيَّنَّا السَّماءَ الدُّنيا بِزينَةٍ الكَواكِبِ
وَحِفظًا مِن كُلِّ شَيطٰنٍ مارِدٍ
لا يَسَّمَّعونَ إِلَى المَلَإِ الأَعلىٰ وَيُقذَفونَ مِن كُلِّ جانِبٍ
دُحورًا وَلَهُم عَذابٌ واصِبٌ
إِلّا مَن خَطِفَ الخَطفَةَ فَأَتبَعَهُ شِهابٌ ثاقِبٌ
فَاستَفتِهِم أَهُم أَشَدُّ خَلقًا أَم مَن خَلَقنا إِنّا خَلَقنٰهُم مِن طينٍ لازِبٍ
بَل عَجِبتَ وَيَسخَرونَ
وَإِذا ذُكِّروا لا يَذكُرونَ
وَإِذا رَأَوا ءايَةً يَستَسخِرونَ
وَقالوا إِن هٰذا إِلّا سِحرٌ مُبينٌ
أَءِذا مِتنا وَكُنّا تُرابًا وَعِظٰمًا أَءِنّا لَمَبعوثونَ
أَوَءاباؤُنَا الأَوَّلونَ
قُل نَعَم وَأَنتُم دٰخِرونَ
فَإِنَّما هِىَ زَجرَةٌ وٰحِدَةٌ فَإِذا هُم يَنظُرونَ
وَقالوا يٰوَيلَنا هٰذا يَومُ الدّينِ
هٰذا يَومُ الفَصلِ الَّذى كُنتُم بِهِ تُكَذِّبونَ
احشُرُوا الَّذينَ ظَلَموا وَأَزوٰجَهُم وَما كانوا يَعبُدونَ
مِن دونِ اللَّهِ فَاهدوهُم إِلىٰ صِرٰطِ الجَحيمِ
وَقِفوهُم إِنَّهُم مَسـٔولونَ
Betohem në të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë!
Dhe në nxituesit, që me nxitim shtyjnë!
Dhe betohem në lexuesit, që lexojnë përkujtimin,
është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një!
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve,
dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur,
ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm,
përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
Por ti je i habitur, e ata tallen.
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
Dhe thanë: “Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar.
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
A edhe të parët tanë të hershëm?
Thuaj: “Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!”
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur ja, ata të ngritur shikojnë,
e thonë: “O të mjerët ne, kjo është Dita e Gjykimit!”
Kjo është dita e ndasisë, që ju e konsideruat rrenë.
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan,
(që i adhuruan) pos Allahut, orientoni rrugës së xhehimit (zjarrit)!
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
Tanzil Project