Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
الم
تَنزيلُ الكِتٰبِ لا رَيبَ فيهِ مِن رَبِّ العٰلَمينَ
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ بَل هُوَ الحَقُّ مِن رَبِّكَ لِتُنذِرَ قَومًا ما أَتىٰهُم مِن نَذيرٍ مِن قَبلِكَ لَعَلَّهُم يَهتَدونَ
اللَّهُ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ وَما بَينَهُما فى سِتَّةِ أَيّامٍ ثُمَّ استَوىٰ عَلَى العَرشِ ما لَكُم مِن دونِهِ مِن وَلِىٍّ وَلا شَفيعٍ أَفَلا تَتَذَكَّرونَ
يُدَبِّرُ الأَمرَ مِنَ السَّماءِ إِلَى الأَرضِ ثُمَّ يَعرُجُ إِلَيهِ فى يَومٍ كانَ مِقدارُهُ أَلفَ سَنَةٍ مِمّا تَعُدّونَ
ذٰلِكَ عٰلِمُ الغَيبِ وَالشَّهٰدَةِ العَزيزُ الرَّحيمُ
الَّذى أَحسَنَ كُلَّ شَىءٍ خَلَقَهُ وَبَدَأَ خَلقَ الإِنسٰنِ مِن طينٍ
ثُمَّ جَعَلَ نَسلَهُ مِن سُلٰلَةٍ مِن ماءٍ مَهينٍ
ثُمَّ سَوّىٰهُ وَنَفَخَ فيهِ مِن روحِهِ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمعَ وَالأَبصٰرَ وَالأَفـِٔدَةَ قَليلًا ما تَشكُرونَ
وَقالوا أَءِذا ضَلَلنا فِى الأَرضِ أَءِنّا لَفى خَلقٍ جَديدٍ بَل هُم بِلِقاءِ رَبِّهِم كٰفِرونَ
قُل يَتَوَفّىٰكُم مَلَكُ المَوتِ الَّذى وُكِّلَ بِكُم ثُمَّ إِلىٰ رَبِّكُم تُرجَعونَ
Elif, Lam, Mim.
Shpallja e librit (e Kuranit), nuk ka dyshim, se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
A mos po thonë se ai (Muhamedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd, që t'i tërheqësh vërejtjen një populli, që nuk iu erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën, dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin). Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet tek Ai në një ditë, që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
Ai është Njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëbërësi i madh.
Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
Mandej Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me shikim dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
E ata thanë: “A pasi ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?” Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë, se do të dalin para Zotit të tyre.
Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
Tanzil Project