Loading...
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ
يُسَبِّحُ لِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ لَهُ المُلكُ وَلَهُ الحَمدُ وَهُوَ عَلىٰ كُلِّ شَىءٍ قَديرٌ
هُوَ الَّذى خَلَقَكُم فَمِنكُم كافِرٌ وَمِنكُم مُؤمِنٌ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ
خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ بِالحَقِّ وَصَوَّرَكُم فَأَحسَنَ صُوَرَكُم وَإِلَيهِ المَصيرُ
يَعلَمُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَيَعلَمُ ما تُسِرّونَ وَما تُعلِنونَ وَاللَّهُ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ
أَلَم يَأتِكُم نَبَؤُا۟ الَّذينَ كَفَروا مِن قَبلُ فَذاقوا وَبالَ أَمرِهِم وَلَهُم عَذابٌ أَليمٌ
ذٰلِكَ بِأَنَّهُ كانَت تَأتيهِم رُسُلُهُم بِالبَيِّنٰتِ فَقالوا أَبَشَرٌ يَهدونَنا فَكَفَروا وَتَوَلَّوا وَاستَغنَى اللَّهُ وَاللَّهُ غَنِىٌّ حَميدٌ
زَعَمَ الَّذينَ كَفَروا أَن لَن يُبعَثوا قُل بَلىٰ وَرَبّى لَتُبعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِما عَمِلتُم وَذٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسيرٌ
فَـٔامِنوا بِاللَّهِ وَرَسولِهِ وَالنّورِ الَّذى أَنزَلنا وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ خَبيرٌ
يَومَ يَجمَعُكُم لِيَومِ الجَمعِ ذٰلِكَ يَومُ التَّغابُنِ وَمَن يُؤمِن بِاللَّهِ وَيَعمَل صٰلِحًا يُكَفِّر عَنهُ سَيِّـٔاتِهِ وَيُدخِلهُ جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها أَبَدًا ذٰلِكَ الفَوزُ العَظيمُ
Vetëm Allahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo send.
Ai është, që ju krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. Allahu e sheh shumë mirë atë që punoni.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve iu dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm tek Ai është e ardhmja.
Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse Allahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
A nuk ju erdhi lajmi i atyre, që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, dhe ata kanë një dënim të idhët.
Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre iu vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po Allahu nuk ka nevojë për ta; Allahu është i Begatshëm, i Lavdishëm.
Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, për Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është e lehtë!”
Atëherë pra, besojeni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. Allahu është i Njohur për atë që veproni.
Ditën e Kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është Ditë e Mashtrimit (Ditën e Kijametit do të duket se kush është mashtruar). Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
Tanzil Project