Contact Information

Theodore Lowe, Ap #867-859
Sit Rd, Azusa New York

We Are Available 24/ 7. Call Now.

Fondi i Sigurisë i themeluar nga Qeveria Kurti për mbledhjen e parave që do të ndihmonin Forcën e Sigurisë së Kosovës [FSK] përveç që është konfidencial dhe nuk dihet sa para saktësisht janë mbledhur, ai po bëhet edhe problematik duke krijuar përplasje mes partive opozitare e të pushtetit, por edhe opozitës mes vete.

Këto ditë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës [PDK] dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], kanë filluar të përplasen ashpër për Fondin e Sigurisë, krejt kjo, pasi Vetëvendosje [VV] ngriti dyshimet se PDK-ja është kundër këtij Fondi.

Në kushte normale partitë opozitare do të duhej të gjenin një mënyrë të përbashkët për të bërë opozitarizmin në vend, kësisoj, bashkë do të mund të tregonin më shumë për punët jo të mira të Qeverisë, por kjo nuk po ndodh dhe as që shihet diku në horizont.

Deklaratat e zyrtarëve të lartë të VV-së se Fondi i Sigurisë po dëmtohet nga zyrtarë të PDK-së, është benzina në zjarr që ka hedhur VV-ja për të filluar ‘lufta’ mes PDK-së dhe AAK-së.

Deklarata e deputeti të VV-së, Sali Zyba që aludon se deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu, po bën thirrje që të mos kontribuohet në Fondin e Sigurisë, ka ngjallë reagime të shumta, jo veç të VV-së sepse kjo dihet, por çuditërisht edhe të AAK-së.

Është kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili është në hall me disa zyrtarë të PDK-së që po e kundërshtojnë mbledhjen e mjeteve në Fondin e Sigurisë.

Haradinaj ka ngritur pyetjen se çfarë po u pengon zyrtarëve të PDK-së që po dëshirojnë të kontribuojnë në fond.

Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin. A po u pengon forcimi i ushtrisë, a po u dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kanë problemin me Albin Kurtin?!

Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”! Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes së PDK-së, Ganimet Musliu, protagoniste kryesore për përplasjen e tyre rreth Fondit të Sigurisë.

Musliu ia ka kujtuar kohën kur Haradinaj dhe të tjerë në AAK iu bashkuan Albin Kurti për ‘degjenerim të parlamentit’.

Musliu ka thënë se shteti i Kosovës nuk është organizatë joqeveritare që pret të financohet nga donatorë të ndryshëm dhe se financimi i FSK-së duhet të bëhet me ligj dhe jo me lëmoshë, siç e quan ajo Fondin e Sigurisë.

Disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës. Kosova është shtet e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmoshë. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s. Stop eksperimenteve me ushtrinë!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Marrë nga NACIONALE.COM

Share:

administrator

Leave a Reply

Your email address will not be published.