Politika e privatësisë e aplikacionit Lexoje

Përditësuar më: 29 tetor 2026

Aplikacioni Lexoje ofrohet nga Lexoje.com („ne”). Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna mbledh aplikacioni, pse i mbledh, me kë ndahen, sa kohë ruhen dhe si mund t’i shihni ose t’i fshini.

Aplikacioni përdor të njëjtën llogari si uebfaqja lexoje.com.

  1. 1. Pa llogari

    Kur e hapni aplikacionin për herë të parë, ai krijon një identifikues të rastësishëm për këtë instalim dhe na dërgon: platformën (Android), versionin e sistemit, modelin e telefonit, versionin e aplikacionit dhe gjuhën që keni zgjedhur. Më pas, kur e hapni, më së shumti një herë në ditë, na tregon se aplikacioni u përdor atë ditë.

    Këto i përdorim vetëm për të numëruar instalimet dhe përdorimin, dhe për të ditur cilat versione dhe telefona duhet të mbështesim. Identifikuesi nuk tregon kush jeni dhe nuk lidhet me asnjë person derisa të hyni në një llogari.

    Pa llogari, vendi ku keni ndaluar së lexuari, raftet (Duke lexuar, Të preferuarat, Të përfunduara), cilësimet dhe kopjet e librave që keni lexuar ruhen vetëm në telefonin tuaj.

  2. 2. Me llogari

    Llogaria krijohet në uebfaqe ose me Google në aplikacion. Kur hyni, ruajmë:

    • adresën e emailit dhe emrin e shfaqur;
    • fjalëkalimin, vetëm të koduar (askush nuk mund ta lexojë), ose, nëse hyni me Google, emailin, emrin dhe identifikuesin e llogarisë suaj Google;
    • gjuhën e njoftimeve dhe datën e hyrjes së fundit;
    • telefonin ku keni hyrë, të lidhur me llogarinë, që ta shihni ku jeni të kyçur; vetë aplikacioni e ruan çelësin e hyrjes në hapësirën e sigurt të telefonit;
    • raftet dhe vendin ku keni ndaluar në çdo libër, që t’i keni njësoj në çdo pajisje;
    • Referencat private, kur ekipi i një libri jua ka aktivizuar;
    • njoftimet tuaja dhe preferencat e tyre;
    • historikun e veprimeve të llogarisë (për shembull ndryshimi i fjalëkalimit ose ruajtja e një reference), me shënimin nëse u bë nga aplikacioni apo nga uebfaqja.
  3. 3. Njoftimet

    Nëse i lejoni njoftimet, shërbimi Firebase Cloud Messaging i Google-it i jep telefonit një shenjë (token) që e ruajmë me llogarinë tuaj për t’ju dërguar njoftime. Kur dilni nga llogaria, shenja fshihet. Njoftimet mund t’i çaktivizoni kurdo në cilësimet e telefonit.

  4. 4. Mesazhet e mbështetjes

    Kur na shkruani nga „Mbështetje → Kontakto Lexoje.com” ose i shkruani pronarit të një libri, emri, emaili dhe mesazhi juaj dërgohen me email te ne ose te pronari i librit, që t’ju përgjigjemi.

  5. 5. Çfarë nuk mbledhim

    • vendndodhjen, kontaktet, fotot, skedarët ose mikrofonin;
    • identifikuesin e reklamave; aplikacioni nuk ka reklama;
    • mjete analitike ose gjurmimi të palëve të treta.

    Nuk i shesim të dhënat tuaja. Adresa IP përdoret vetëm përkohësisht për të kufizuar keqpërdorimin dhe nuk ruhet bashkë me instalimet; regjistrat teknikë të serverit mund ta përmbajnë për një kohë të kufizuar, për siguri.

  6. 6. Si i përdorim

    • për t’ju ofruar shërbimin: hyrjen, sinkronizimin e rafteve dhe të Referencave, njoftimet;
    • për t’iu përgjigjur mesazheve tuaja;
    • për sigurinë e llogarive dhe për të parandaluar keqpërdorimin;
    • për statistika të përgjithshme (instalime, versione, telefona në përdorim), që i sheh vetëm administratori i Lexoje.com.
  7. 7. Me kë ndahen

    • Google: Firebase Cloud Messaging për njoftimet, dhe Hyrja me Google nëse e zgjidhni;
    • ofruesit e hostimit të serverave dhe të dërgimit të emaileve, që i përpunojnë të dhënat vetëm për ne;
    • pronari i një libri, kur i shkruani atij;
    • lexuesit e tjerë, vetëm për çfarë publikoni vetë për ta si anëtar i ekipit të një libri (për shembull Referencat publike).

    Nuk i ndajmë të dhënat me reklamues ose me tregtarë të dhënash. Mund t’i zbulojmë vetëm kur na e kërkon ligji.

  8. 8. Siguria

    Aplikacioni flet me serverat tanë vetëm me lidhje të enkriptuar (HTTPS). Fjalëkalimet ruhen të koduara, çelësi i hyrjes ruhet në hapësirën e sigurt të telefonit dhe statistikat e administrimit i sheh vetëm administratori.

  9. 9. Sa kohë i ruajmë

    • të dhënat e llogarisë dhe çfarë lidhet me të: derisa llogaria të fshihet;
    • instalimet pa llogari: për aq kohë sa duhen për statistikat e përdorimit;
    • mesazhet e mbështetjes: në email, për aq kohë sa duhet për t’ju përgjigjur;
    • të dhënat në telefon: derisa ta çinstaloni aplikacionin ose t’i pastroni të dhënat e tij.
  10. 10. Fshirja e llogarisë dhe të drejtat tuaja

    Mund të kërkoni kopje të të dhënave tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre. Për të fshirë llogarinë, shkruani nga „Mbështetje → Kontakto Lexoje.com” në aplikacion ose në lexoje.com, me emailin e llogarisë, dhe kërkoni fshirjen e saj.

    Brenda 30 ditëve fshijmë llogarinë dhe çfarë lidhet me të: raftet, vendet e leximit, Referencat private, njoftimet, çelësat e hyrjes dhe lidhjet me telefonat. Përmbajtja që keni publikuar për të tjerët në librin e një ekipi mund të mbetet pjesë e librit, dhe emri juaj i shfaqur mund të mbetet në historikun e ndryshimeve të atij libri.

    Instalimi pa llogari mund të fshihet duke çinstaluar aplikacionin; mund të na kërkoni gjithashtu të fshijmë të dhënat e tij.

  11. 11. Fëmijët

    Aplikacioni nuk u drejtohet fëmijëve nën 13 vjeç dhe nuk mbledhim me vetëdije të dhëna prej tyre. Nëse mësojmë se një llogari i përket një fëmije nën këtë moshë, e fshijmë.

  12. 12. Ndryshimet e kësaj politike

    Kur kjo politikë ndryshon, e përditësojmë këtë faqe dhe datën më sipër. Ndryshimet e rëndësishme i njoftojmë në aplikacion ose në uebfaqe.

  13. 13. Kontakti

    Lexoje.com. Për pyetje ose kërkesa për privatësinë, na shkruani nga „Mbështetje → Kontakto Lexoje.com” në aplikacion ose në uebfaqen lexoje.com.