Lexo, shkruaj dhe boto libra online

Libra për lexuesit, një redaktor për autorët.

Biblioteka · 1

Rreth Lexoje.Com

Lexoje.Com është një platformë online për të lexuar dhe për të shkruar libra. Lexuesit gjejnë libra të ndryshme për lexim online, ndërsa autorët i shkruajnë librat e tyre në redaktorin e platformës dhe vendosin vetë si t’i botojnë: si PDF gati për shtyp, për t’i shtypur dhe shitur si libra fizikë, ose online në Lexoje.Com.

Lexo

Hap librat e publikuar në Lexoje.Com, kalo lehtë nga një kapitull te tjetri dhe ndiq referencat që i lidhin tekstet me njëri-tjetrin.

Shkruaj

Shkruaj librin tënd në redaktorin e platformës: ndaje në kapituj e pjesë, zgjidh madhësinë e faqes dhe përcakto pamjen e kopertinës dhe të faqeve.

Bashkëpuno

Fto bashkëpunëtorë për një libër të tërë ose për kapituj të caktuar. Çdo kontribut shqyrtohet para se të pranohet, dhe çdo ndryshim ruhet në historikun e aktivitetit.

Publiko

Eksporto librin si PDF gati për shtyp, për ta shtypur dhe shitur si libër fizik, ose dërgoje për publikim online në Lexoje.Com që ta lexojnë të tjerët.