1 Kronikave 23
Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.
Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët.
U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.
Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,
katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.
Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei.
Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.
Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.
Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.