Jobi 37
Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.
I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.