Numrat 1
Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:
"Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.
Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi.
Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.
Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;
nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;
nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;
nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;
nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;
nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit;
nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit;
nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit;