Duke u ngarkuar...
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
WordProject