Duke u ngarkuar...
Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t’i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
Sepse përndryshe do të kishin pushuar t’i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd".”
Mbasi tha: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit,”
ai shtoi: “Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd.” Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
WordProject