Duke u ngarkuar...
Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
"Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?
Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".
Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?
Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.
Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?
Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr.
WordProject