Duke u ngarkuar...
"Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.
A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë.
Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.
Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.
Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.
WordProject