Duke u ngarkuar...
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush kryen mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi, duke bërë diçka që nuk duhet të bënte,
në rast se mëkaton prifti që ka qënë vajuar, duke e bërë kështu popullin fajtor, t'i ofrojë Zotit për mëkatin e kryer një dem të vogël pa të meta, si flijim për mëkatin.
Do ta çojë demin e vogël në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit; do të vërë dorën e tij mbi kokën e demit të vogël dhe do ta therë demin e vogël përpara Zotit.
Pastaj prifti që ka qënë vajosur do të marrë gjak nga demi i vogël dhe do ta çojë atë në çadrën e mbledhjes;
prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do të spërkasë pak nga ky gjak shtatë herë para Zotit, përballë velit të shenjtërores.
Pastaj prifti do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit të temjanit të parfumuar para Zotit, që ndodhet në çadrën e mbledhjes; do të derdhë mbetjen e gjakut të demit të vogël mbi bazën e altarit të olokausteve, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes.
WordProject