Duke u ngarkuar...
Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.
Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t'i thënë:
''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.
Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.
Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
WordProject