Duke u ngarkuar...
''Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.
Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.
Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t'ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.
Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".
Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".
Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".
Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.
WordProject