Duke u ngarkuar...
O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.
Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.
Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.
Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.
Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.
Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.
Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.
Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,
nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.
Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.
WordProject