Duke u ngarkuar...
O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.
Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.
Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?
Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.
Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.
Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,
dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".
Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?
Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?
Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?
Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.
WordProject