Zanafilla 38
Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.
Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.
Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.
Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.
Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.
Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.
Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.
Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".
Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.