e nga ai (besimi) zmbrapset ai që ishte zmbrapsur.
10
Mallkuar qofshin gënjeshtarët!-,
11
ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri),
12
e pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?”
13
Dita kur ata digjen në zjarr.
14
Përjetojeni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
15
Të devotshmit janë në kopshte e burime,
16
të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që iu dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.
17
Ata qenë të cilët pak flinin natën.
18
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.
19
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
20
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
21
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni nga e shihni?
22
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
23
Betohem në Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.
24
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e mysafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
25
Kur patën hyrë tek Ai dhe thanë: “Të përshendesim me paqë!” Ai tha: “Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!” (E me vete tha): “Njerëz të panjohur!”
26
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
27
Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
28
Dhe ndjeu një farë frike prej tyre, po ata thanë: “Mos ki frikë!” Mandej i dhanë përgëzim për një djalë të dijshëm.
29
E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
30
Ata (engjëjt) thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi”.
Komentimi
Zoti xh. sh. betohet në erërat që sipas urdhërit të Tij fryejnë dhe ngrisin pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin një peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpallje te pejgamberët, Mikaili për furnizim me shira, Israfili kujdestar që i fryen Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit i cili do të tubojë njerëzit në ditën e gjykimit. Qielli plot rrugë ka për qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta, ose qielli i shtatë me yje të hëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim. Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar ngase trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyetnin kur është dita e gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr. Për xhennetlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e pak flinin, në kohën e syfyrit lutnin Zotin t'u falë mëkatet dhe nga vullneti dhe bujaria e vet, u jepnin të varfërve e nevojtarëve ndihmë. Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.
559
قالَ فَما خَطبُكُم أَيُّهَا المُرسَلونَ
٣١
قالوا إِنّا أُرسِلنا إِلىٰ قَومٍ مُجرِمينَ
٣٢
لِنُرسِلَ عَلَيهِم حِجارَةً مِن طينٍ
٣٣
مُسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلمُسرِفينَ
٣٤
فَأَخرَجنا مَن كانَ فيها مِنَ المُؤمِنينَ
٣٥
فَما وَجَدنا فيها غَيرَ بَيتٍ مِنَ المُسلِمينَ
٣٦
وَتَرَكنا فيها ءايَةً لِلَّذينَ يَخافونَ العَذابَ الأَليمَ
Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
32
Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel,
33
që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur),
34
(gurë) të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate)!”
35
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam),
36
po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
37
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
38
(Kemi lënë shenjë) Edhe me Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
39
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
40
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i nënçmuar.
41
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë), kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
42
e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.
43
Edhe në Themudin, kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.
44
E ata nga kryelartësia nuk e respektuan urdhrin e Zotit të tyre, prandaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
45
Dhe nuk mundën, as të ngrihen, e as t'i kundërvihen.
46
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
47
Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.
48
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
49
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër), që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
50
Pra, ikni (o ju njerëz) nga dënimi i Allahut te mëshira e Tij, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51
E mos i shoqëroni Allahut ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij, që t'ju tërheq haptazi vërejtjen.
Komentimi
£ Mysafirët që iu paraqitën Ibrahimit ishin: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, por të personifikuar si njerëz, djem të rinj, e meqë ishin engjëj, thuhet mysafirët e ndershëm. Ata Ibrahimin e përshëndetën me fjalë të mira, e ai i përshëndeti edhe më mirë, por vetmevete tha: njerëz të panjohur. Si mikpritës i mirë, pa u hetuar fare, doli te familja, përgaiti një viç të pjekur dhe ua solli pranë. E kur ata nuk shtrinë dorën të marrin nga ai, Ibrahimi në mënyrë të kulturuar e njerëzore u tha: Përse nuk po hani dhe në vete ndjeu njëfarë frike. Po ata i thanë të mos ketë frikë edhe e lajmëruan se do ta ketë një djalë që do të bëhet i dijshëm. Kur dëgjoi gruaja e tij atë lajm u habit, thirri me zë të lartë duke i rënë fytyrës me shuplaka e duke thënë: unë jamë plakur edhe jam beronjë. Ata i thanë se ai është vendimi i Zotit që di gjithçka. 1 treguan Ibrahimit se kanë ardhur ta gurëzojnë popullin e Lutit, i cili kishte kaluar çdo kufi të normave njerëzore, kurse Lutin me dy vajzat e tij e shpëtuan.
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk iu erdhi i dërguar, e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
53
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
54
Prandaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.
55
Vazhdo me këshillë, sepse këshilla iu bën dobi besimtarëve.
56
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë Mua.
57
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata.
58
Allahu është Furnizues i madh, është Posedues i fuqisë së pathyeshme.
59
S’ka dyshim, se atyre që bënë mizori iu përket dënimi, si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
60
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
Komentimi
£ Rrëfimet për pejgamberët dhe për popujt e tyre të padëgjueshëm, kanë për qëllim të joshin zemrën e Muhammedit ndaj sjelleve të këqija të popullit të tij. Popullin e Nuhut e ndëshkoi me përmbytje në det, të Hudit me një erë të stuhishme, të Salihut me një krismë të hatashme. Allahu që me fuqinë e Tij të fortë ngriti qiellin, shtroi tokën për të jetuar në te, krijoi çdo send të dy gjinive, është i vetmi krijues, andaj duhet ikur prej besimeve të kota dhe duhet mbështetur vetëm në Allahun një. Edhe popujt e parë i përgënjeshtruan pejgamberët porsi t'ia kishin lënë njëri-tjetrit porosi, por jo, ata ishin popull i rrebeluar. Ti, i thuhet Muhammedit, nuk je fajtor, ti këshillo pandërprerë besimtarët, se këshilla jote ka efekt. Zoti nuk krijoi xhinë e njerëz për tjetër por vetëm që ta adhurojnë, ta respektojnë, ta njohin se është Një, e nuk ka kurrfarë nevoje prej tyre, ata janë të nevojshëm për Te. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Edh-Dharijati. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar